BallinaAktualitetGoditi me grusht kameramanin e “Stop” Igli Zela, arrestohet burri i noteres

Goditi me grusht kameramanin e “Stop” Igli Zela, arrestohet burri i noteres

spot_img
spot_img

Emisioni “Stop” trajtoi këtë të mërkurë një rast të rëndë me një notere, e cila mbylli në zyrën e saj gazetaren e “Stop”.

Në kohën kur noterja Anila Haxhiu kishte mbyllur gazetaren e “Stop” me çelës në zyrën e saj, papritur në vendin e ngjarjes u shfaq bashkëshorti i noteres Ilirjan Ymeri, i cili godet me grusht pas koke operatorin e “Stopit” dhe i vërsulet gazetares, duke i thyer telefonin.

Situata përfundon në komisariatin e Fierit, ku grupi i xhirimit i emisionit “Stop” bën kallëzim për dhunën e ushtruar për shkak të detyrës, shkatërrim sendi si dhe cënim lirie në pa të drejtë.

Aida Xhuri, OPGJ: Do të marr kallzimin dhe secilit prej jush, do t’i marr deklarim për ta sqaruar. Do iu jap edhe një vendim mjeko-ligjor.

Pas këtij momenti, operatori u pajis me vendim mjeko-ligjor nga mjeku Blerim Peli.

Mjeku Blerim Peli: Si është puna? Ma thuaj me pak fjalë!

Operatori: Isha duke xhiruar tek një notere…, ting grusht. E humba për momentin, u rrotullova njëherë kështu kot, s’e mora vesh çfarë ndodhi. Ishte gjithë ai peshë, o vlla..!

Mjeku Blerim Peli: Ke dhimbje mbrapa kokës?

Operatori: Po, dhimbje prapa kokës. Tek pjesa e qafës.

Mjeku Blerim Peli: Tani ka filluar edhe kjo.

Operatori: Po qafe, se e kupton? Isha i lirshëm, kameran s’e mbaj me sup, por e mbaj në dorë dhe ishte trupi i lirshëm. Këtu tek kjo pjesa këtej, këtu ka ardhur goditja.

Mjeku Blerim Peli: Hiqe njëçikë dorën! Grusht ë…

Operatori: Domethënë ishte i bëshëm, ishte gati 2 metra.

Mjeku Blerim Peli: Do ta bëj kështu në foto ta kem për… jo mbajte me hatër, jo… Numrin tim të telefonit e ke. Larg qoftë, duke qenë se je pa bukë, pate ndonjë siklet, hëngre bukë, ia fute një të vjellme, apo ku ta di unë, dhe detyrohesh të vesh në ndonjë spital, gjej ndonjë dokument mjekësor, gjej mundësinë të ma nisësh!

Operatori: Thjesht noterja më ka kapur nga pjesa e krahut.

Pas kallëzimit, Komisariati i Policisë Fier arreston 50-vjeçarin, ish-bashkëshortin e noteres, Ilirjan Ymeri. Ai akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe shkatërrim i pronës.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, me prokurore zonjën Elida Hoxha. “Stop” i vë dispozicion organeve hetimore pamjet filmike dhe kërkon sekuestrimin e pamjeve të subjektit noterial.

Pas gjithë incidentit, qytetari denoncues Dritan Harapi, bën denoncim tek Krimi Ekonomik ndaj noteres Anila Haxhiu, që s’i ka kthyer shumën 5 milionë lekë.

Dhe pasi Stop ve në lëvizje Kadastrën qendrore, kjo e fundit merr informacion tek ajo rajonale e Fierit dhe thuhet, se nga 21.09.2022 që ishte bërë kontrata e shitblerjes, vetëm në datë 27.03.2023 është bërë aplikimi nga ana e noteres, pak ditë pasi atje ishte grupi i “Stop”.

Dritan përshëndetje. Pas interesimit të emisionit investigativ “Stop” sot komunikuam me burime të brendshme të ASHK-së qendrore e cila u intersua te ASHK e Fierit dhe na vuri në dijeni se notërja Anila Haxhiu, sot me tatë 27 Mars 2023 ka aplikuar për këtë kontratën e shitblerjes.

Qytetari Dritan Harapi: Po pse kaq kohë, 7 muaj noterja m’i ka mbajtur lekët mua, që talleshin me mua ato?

Pse tani e more vesh ti?

Qytetari Dritan Harapi: Do kalojnë lekët?

Po sigurisht.

Qytetari Dritan Harapi: Ju faleminderit shumë! Ju dua shumë, se pa ju, mua m’i hëngrën lekët ato. Saimirin, Gentin, ty dhe atë kameramanin, që u vra atje! Ju dua shumë dhe ju falenderoj jashtë mase! Ju faleminderit!/tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular