Lajla Përnaska do të garojë për kreun e bashkisë Tiranë dhe do të jetë nën siglën e PDIU (Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet)
Dr. Përnaska i shtohet listës së kandidatëve që do vihen përballë Erion Veliaj të socialistëve, Belind Këlliçit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Roland Bejkos të PD zyrtare dhe Arlind Qorrit të Lëvizja Bashkë.
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska pati deklaruar se do të rikthehej në politikë
Ajo u shpreh se rruga e vetme për t’u kthyer në politikë dhe për të dhënë një kontribut real, është kandidimi për Bashkinë e Tiranës.
Sigla është çështje teknike, për mua nuk ka rëndësi sigla, pati theksuar ajo.