Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë, ku dy persona kanë mbetur të vdekur.
Ndërkohë Panorama TV ka siguruar edhe pamjet nga vendngjarja, ku duket një grumbullim i madh i forcave të policisë. Viktimat janë Edomd Gosa dhe Altin Rexha, të dy në moshë të re, të cilët pas një konflikti vranë njëri-tjetrin. Mësohet se gjithçka ka ndodhur pas një sherri për motive banale. Njëri prej viktimave u sulmua me thikë sapo doli nga një market në zonën në qendër të qytetit, në afërsi të tregut të valutës.
Më pas, i plagosuri ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka sulmuar personin tjetër, duke e qëlluar me 3 plumba në bark.
Reagimi i policisë:
Kavajë-Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.
Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.