BallinaSocialeDoni të bini në peshë? Ja ilaçet që premtojnë të luftojnë epideminë...

Doni të bini në peshë? Ja ilaçet që premtojnë të luftojnë epideminë e obezitetit

spot_img
spot_img

Në kohën që jetojmë, pesha dhe pamja fizike ka shumë rëndësi. Të shumtë janë njerëzit që duan të bien në peshë shpejt dhe pa u munduar shumë, dhe mesa duket kjo është e mundur tashmë.

Një barnë e re duket se po bëhet popullore mes yjeve, teksa premton se vetëm me një “goditje”, ju mund t bini në peshë. Për këtë betohet dhe vetë Elon Musk.

Megjithatë, ilaçet më të fundit për humbje peshe nuk janë thjesht përmirësime kozmetike. Përfituesit e tyre më të mëdhenj nuk do të jenë të famshëm në Los Anxhelos apo Miami, por miliarda njerëz të zakonshëm në mbarë botën, pesha e të cilëve i ka bërë ata të sëmurë.

Trajtimet për humbjen e peshës kanë variuar prej kohësh nga qëllimet e mira dhe joefektive deri tek ato të dyshimta. Klasa e re e barnave, e quajtur agonistë të receptorit glp -1, duket se funksionon. Semaglutide, e zhvilluar nga Novo Nordisk, një firmë farmaceutike daneze, ka treguar në provat klinike se çon në humbje peshe prej rreth 15%.

Ky ilaç tashmë po shitet me emrin e markës “Wegovy” në Amerikë, Danimarkë dhe Norvegji dhe së shpejti do të jetë i disponueshëm në vende të tjera; Ozempic, një version me dozë më të ulët, është një ilaç për diabetin që po përdoret gjithashtu “off label” për humbje peshe.

Një ilaç rival “glp -1”, i prodhuar nga Eli Lilly, një firmë amerikane, do të dalë në shitje më vonë këtë vit dhe është akoma më efektiv. Analistët mendojnë se tregu për ilaçin “glp-1” mund të arrijë në 150 miliardë dollarë deri në vitin 2031, jo shumë larg tregut për ilaçet kundër kancerit sot. Disa mendojnë se ato mund të bëhen po aq të zakonshme sa beta bllokuesit ose statinat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular