Pas arrestimit të Lefter Allës nga SPAK, Këshilli bashkiak i Bulqizës është mbledhur këtë të premte për të zgjedhur nga radhët e tij kryetarin që do të drejtojë Bashkinë Bulqizë deri në betimin e kryebashkiakut të ri që do të dalë nga zgjedhjet e 14 Majit.
Këshilltarët kanë propozuar kryetarin e tyre, Gëzim Xhafa për zëvendësues të Lefter Allës. Pasi dha dorëheqjen nga drejtimi i këshillit, Gëzim Xhafa ishte i vetmi kandidat që hyri në garë, duke marrë 11 vota nga 16 anëtarë të pranishëm, 4 kundër e 1 e pavlefshme.
Pas vendimit të sotëm të këshillit bashkiak, Xhafa do të nisë detyrën pas konfirmimit të vendimit nga Prefekti i Qarkut Dibër.
Ndërkohë brenda 20 ditëve Këshilli i Bashkisë Bulqizë do të duhet të zgjedhë prap nga radhët e veta, kryetarin e këshillit deri në kostituimin e këshillit të ri që del po nga zgjedhjet e 14 Majit.