BallinaEkonomi16 vjet UNIQA në Shqipëri/Një markë, shumë gjuhë por të bashkuar nën...

16 vjet UNIQA në Shqipëri/Një markë, shumë gjuhë por të bashkuar nën një moto: “jetojmë më mirë së bashku”

spot_img
spot_img

“UNIQA Insurance Group”, një ndër kompanitë më të mëdha në Austri dhe Evropë, ka një eksperiencë mbi 200-vjeçare duke datuar prej vitit të largët 1811 kur u themelua “Salzburger Landes-Versicherung”.
Sot, ajo mban emrin e saj në rangun e lartë të industrisë së sigurimeve, me rreth 22,400 punonjës, mbi 16 milionë klientë në 18 shtete, rreth 7 miliardë euro prime vjetore dhe 32 miliardë euro asete.
Ajo zotëron 21% të tregut të sigurimeve në Austri dhe është më e madhja në segmentin e sigurimeve shëndetësore.
“UNIQA Insurance Group” mbështet drejtpërdrejt ose përmes partnerëve,  mbi 3.7 milionë klientë në Austri.
UNIQA ofron të gjitha kategoritë e sigurimit, ndërsa produktet e saj shkojnë tek klienti përmes marketingut ekskluziv, ndërmjetësve, agjencive të përgjithshme dhe shitjeve online.
Por pavarësisht krizave që po shoqërojnë Europën gjatë viteve të fundit, “UNIQA Insurance Group” vijon të tregojë qëndrueshmëri në tregjet ku operon dhe rezistencë dhe forcë financiare ndaj çdo krize.
Në një vit të jashtëzakonshëm të ndikuar nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, rritja e çmimeve të energjisë dhe inflacioni i lartë, biznesi ynë dëshmoi edhe një herë rezistencën ndaj krizës,” thotë Andreas Brandstetter, CEO i “UNIQA Insurance Group”.

 

16 VJET UNIQA NË SHQIPËRI

“UNIQA” ishte dallëndyshja e parë nga Europa që vendosi të investojë në tregun financiar shqiptar dhe atë të rajonit dhe sot është më e besuara në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

23 mars 2007 ishte data do të shenjonte një moment shumë të rëndësishëm në jetën ekonomike dhe financiare të vendit por edhe të tregut të sigurimeve në veçanti: partneriteti SIGAL – UNIQA Insurance Group.

Sot, 16 vite pas kësaj ngjarjeje të rëndësishme për jetën financiare të vendit, themeluesi dhe Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA, z. Avni Ponari shprehet i lumtur për vendimin e marrë.

“Në 2007-ën filluan negociatat me “UNIQA-n”, një kompani e madhe dhe me shumë përvojë në sigurime. Ky bashkëpunim na krijoi akoma më shumë hapësira sepse ndihma e tyre ishte më e specializuar, si një kompani me 200 vite eksperiencë. U bëmë pjesë e strukturave më të gjera europiane dhe eksperiencat e të gjitha vendeve bashkoheshin me eksperiencën tonë dhe i ndanim me njëri-tjetrin, duke ndërtuar një strukturë të domosdoshme në vend. Sot SIGAL UNIQA është më i konsoliduar dhe nga 5 veta që punonin për ne në ’99-ën, sot janë 2000 punonjës në 3 shtete, duke qenë një nga kompanitë më të mëdha në Europën Lindore dhe një nga kompanitë me pozicion të rëndësishëm renditjeje”, shprehet z. Ponari.

RISITË DHE NOVACIONI QË SOLLI UNIQA NË SHQIPËRI DHE RAJON

Shqipëria ka patur shumë invetime të huaja pas viteve ’90, por janë të pakta kompanitë e huaja që kanë patur një efekt kaq të rëndësishëm tek sektori ku kanë investuar por edhe tek vetë qytetarët shqiptarë.

Një prej tyre është padyshim edhe “UNIQA Insurance Group”, gjigandi austriak i sigurimeve, i cili falë eksperiencës mbi 200-vjeçare solli në Shqipëri produkte Sigurimi novatore që vijojnë edhe sot pas 16 vjetësh të jenë ndër më të suksesshmet për tregun shqiptar të sigurimeve, të cilat u mundësojnë klientëve shërbime më të mira, më të shpejta dhe në koherencë me zhvillimin e teknologjisë.

Këtu mund të përmendim aplikacionin “TeleShëndet”  shërbimin e Asistencës Rrugore, “SIGAL UNIQA AutoSOS” apo së fundmi edhe siguracioni dedikuar vetëm sëmundjeve kancerogjene, “Sigurimi anti-Tumor

Pa harruar edhe “SIGAL UNIQA Audiobooks”, platforma e parë dixhitale e librave në shqip. Kjo platformë synon promovimin e arsimit, kulturës dhe gjuhës shqipe. Ndërsa ndihmon edhe të verbërit dhe shqiptarët jashtë Shqipërisë që duan të lexojnë dhe tu mësojnë fëmijëve të tyre gjuhën shqipe.

Por një rol të rëndësishëm në politikat e kompanisë ka edhe përgjegjësia sociale, ndaj “SIGAL UNIQA Group Austria” është një emër që mund ta shihni përmes kontributeve të saj në sport, në art, në kulturë dhe në mbështetje të individëve apo grupeve të sukseseshme.

Emrin e kompanisë mund ta shihni në stadiume, pallate sporti, koncerte, festivale, aktivitete bamirësie etj pasi prej vitesh “SIGAL UNIQA Group Austria” ka qenë një mbështetëse financiare e madhe e tyre.

E ARDHME E SIGURTË

Shumë vite zhvillim, qëndrueshmëri ekonomike dhe një staf profesional tregojnë se edhe prespektiva për të ardhmen do të jetë po kaq e mirë.

Ne po shohim një zhvillim të shkëlqyer jo vetëm në Austri, por veçanërisht në kompanitë tona ndërkombëtare në Europën Qëndrore dhe Lindore. Me rreth 38% të primeve të shkruara dhe përfitim të shkëlqyeshëm, ato kontribuan ndjeshëm në rezultatet shumë të kënaqshme,” thotë Brandstetter, duke theksuar orientimin ndërkombëtar të Grupit UNIQA.

Sot, mbi 16 milionë klientë mbështeten tek ne për të mbrojtur dhe përmirësuar pronën e tyre, sigurinë financiare dhe kujdesin shëndetësor. Synimi ynë është t’i shoqërojmë dhe t’i mbështesim në çështjet shëndetësore si partnerë përkatës gjatë gjithë jetës së tyre”, potencon z. Brandstetter.

Me një shtrirje të aktivitetit të saj në 18 shtete të ndryshme të Europës, ku fliten gjuhë të ndryshme, ”UNIQA Insurance Group” është një komunitet që jeton dhe punon nëpërmjet diversitetit ku të 18 tregjet lidhen nën slloganin e përbashkët “jetojmë më mirë së bashku”.

Por me qëllimin që motoja e Grupit të mos mbesë thjesht një premtim por të jetë e mbushur me veprime, mbi 2000 punonjësit e SIGAL UNIQA Group Austria në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut janë çdo ditë pranë mbi 1 milion klientëve jo vetëm për ti marrë primin por për të qenë pranë tyre atëherë kur ata kanë më shumë nevojë.

Ndaj dhe kompania, pavarësisht viteve që kalojnë dhe shtimit të aktorëve në treg, vijon të mbetet emri më i madh dhe i besuar i sigurimeve.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular