Nga Tomor Kotarja
RINIA
vrullshme, e freskët,me ide
Rini ti je!
Me lugatin u përballe
Në rrebeshe, në stuhi;
Le të futem gjallë në tokë
Se sa pranga, robëri.
Se u lidhe besa-besë,
Se u ngrite përmbi re,
Se i fale popullit shpresë
Sy e gjak e krah i dhe.
Se e mposhte diktaturën,
Se e flake tej përbuzjen;
Varfërinë, katrahurën
Si xhelatin, si shushunjën.
Mendje bukur, mendje ndritur
Moj rinia pranverore!
Syri yt prush me shpresa,
Sakrifica mbinjerëzore!
Ik nga veset, nga shejtani
Nga lugati, nga paudhësia
Përvesh krahët edhe mendjen
Flakadan të do Shqipëria!
E freskët, e re, pranverë
të lindësh, të rritesh Promete!
Me krah, me zemër, mendjendritur
Rini, rini ti për Atdhe!
PËR DITËLINDJEN E DJALIT
Mirmëngjes bir! Mirmëngjes shpirt!
Ke ditëlindjen sot. U bëfsh dhe njëqind!
Udhë e shtigje të presin.
Dije. Punë. Përpjekje
Në udhë paç të mira.
Në udhë paç veç qeshje!
Se udha është e gjatë. Me shpresa, e dëshira
Për ty biri im u bëftë më e bukura, u bëftë më e mira.
Me djersë e ndershmëri çdo ditë të mëkova
Një udhë më të mirë mes njerëzve ty urova;
Punova e luftova, punoj e luftoj, çdo çast e çdo ditë
Të kesh mirësinë, tà kesh natën ditë;
Atë që se realizova në jetë, me punë e përkushtim
Uroj ta realizosh ti, i shtrenjti biri im!
Atdheu
Në shi, në stuhi Streha është tek ty
Atdheu im;
Sa gjak u derdh për ty Ndër breza u bëmë fli Atdheu im;
Si babë, si nënë Si Diell, si Hënë Atdheu im!
PËRRENJTË E VENDLINDJES
Jeni mall për mua,
Jemi mish e thua,
Je frut në degë,
Jeni gjeth në erë.
Jeni udhë e gjatë
Me shtat e me shtrat,
Në shi e në borë
Të bardhë e të prorë.
Nga malet kur zbrisni
Si nuse stolisi,
E lidhni shaminë,
E zgjoni hijeshinë.
Të pakët në verë
Të fryrë në vjeshtë
Si vello në ograde
Mutafe e sexhade.
Freskohem, hepohem
Rinohem, krenohem
S`jam sorhosh të dehem
Jam jaran e çmendem!
BOTË E TRAZUAR
Luftë në Siri
Tritol në vendin tim
Vrasje, batërdi
Lus zotin për shpëtim!
Qetësi e mirësi
Ëndërruam për fëmijë,
Po ikim e po mbetet
Një ëndërr që po tretet.
Po ikim por ç’lamë pas-
Shkatrime e marraz!
Po ikim, po me ç’hap,
Një hap si handikap!
Dikush me Ferrari,
Adidas e Armani,
Të tjerët me opinga
Me ringa e me xhingla.
Pazar një fat i ynë
Ta shtyjmë si ta shtyjmë,
Njeriu s’qënka nderi
As nderi e as ferri!
Një botë e trazuar
Trazuar, e harruar
E DIELA PËR TY…
Të dielën premtova se do të vi
Ndoshta pa zbardhur ende kjo ditë
Një varg, një rimë po sjell për ty
Dhe mallin si boçe në shpirt.
Se kam një brengë të thellë në asht
Që gërryen e gërryen si përroi,
Anës brigjeve, në një shpat,
Pranë burimit, pranë një kroi.
Ca flokë tek balli largoj unë,
Ca thinja tëmthi përthan ti;
Një velenxë të hedh mbi sup,
Një shall gjoksit krejt në gri.
Ikin vitet e tash kujtimet
Po më ndjekin shteg më shteg,
Si sorkadhet nëpër pyje
Herë më fshihesh, herë më ndjek.
Fshihesh, ikën nëpër zalle
Si një hënë e larë më ar,
Nuk e di, por krejt në halle
Përvëluar jam në zjarr.
PËRSE VALLË
Vallë pse shokun se dua si më parë?
Pse me mikun shihemi rrallë e më rrallë?
Vallë pse mëditësin e shkelim, e përçmojmë?
Vallë përse librin, shkollën si duam më pranë?
Vallë, pse jeta na duket e errët, pa nerv, pa fjalë
E dielli na duket sikur nuk na ngroh si më parë
E uji nuk na shuan etjen, nuk na freskon në ballë
E ëndrrat, dëshirat, bukuria, mirësia janë vrarë?
Lutem, përgjërohem të ikë, sikter satanai!
Lutëm, mundohem të largojmë djallin
Shpresoj të shpresojmë tek vlerat njerëzore
Shpresoj të dashur miq në bukurinë shpirtërore!
Shpresoj kur shoh vajzën të krihet bukur,
Shpresoj kur shoh djalin tek pikturon një flutur!
ZHGËNJIM
Vendos i korruptuati, Oligarku, perversi, gangsteri
Vendos vesi e epshi Pusia, hajni, sherri.
Iku i pari erdhi i mbrami, Iku i majti, erdhi i djathti,
Në udhëkryqe, në fjalëkryqe Mbeti shqiptari.
Iku orkestranti, dirigjenti, Në kopështe, dherëra të tjera
Erdhi një bandë e super mbreti Me salltanete, fjalë e të mbjella…
Dhe shqiptarët ikin.
Të tjerë presin, me shpresë paanë;
Të ikë dhe një dirigjent, një orkestër
Të rrëzohet dhe një mbret me famë.
Presim, të presim
Pas kuintave na lanë…
KAMZA IME
Bekuar qofsh Kamza ime
Je bërë e plotë si dielli në pranverë
Me udhë e shkolla me çerdhe e kopshte
Një qytet i madh, ëndërr e paprerë.
Nuk të ndalin dot në udhën e zhvillimit
Në udhën e mbarë të punës, të djersës,
Mbledhur nga gjithë vendi me sy e me zemër
E ti i dhe krah ëndrrës dhe shpresës.
Bekuar qofsh Kamza ime
Me njerëz të thjeshtë, të dashur, punëtorë,
Me njërëz të mençur që pas lanë të djeshmën
Ndershmërisë ja dhe zemrën në dorë.
Si një vajzë e plotë, si një nënë e madhe,
Si një fisnike në të mira e në derte;
Ecën e nuk ndalesh moj e mira ime
E brishtë, e bukur, gjithë nur seç mbete.
Një vendlindje kam, e ty je e dyta
Me sheshe plot, me qeshjet e hallet
Në të gjitha stinët ti je më e mira,
Në të gjitha këngët,në të gjitha vallet.
Bekuar qofsh Kamza ime
Që rrjedh, rinohesh në ligjërime!
SËMUNDJA E PUSHTETIT
( Në vend të parodisë )
Pasuria sytë jua ka zënë
Për pasuri shitni dynjanë
Fjalë e besë e mirësi
Burrëri e ndershmëri.
Të sëmurë për pushtet
Matrapazë e deputet,
Mjer or mjer ky milet
Po na bëhen të gjithë mbret!
Hej kjo tokë, kjo nahije
Me servila, me hafije,
Mbushur drogë e hashash
Krim e vrasje orë e çast.
Nuk vlen jugu,
S’vlen malësia
Më shumë vlerë
Ka pasuria
Pasuri për pushtetarët
Veç skllavëri
Për shqiptarët
Ikin, s`kthehen zogjtë e shqipes
Shërbëtorë në derë të huaj
Rrofshin, qofshin
Qeveritarët!
KUR BOTËN E PASHË NDRYSHE
(Vargje për mikun tim…)
Në momentet e jetës
Ato për t`u shënuar miku im
Ke pjesën tënde
Në ashtin tim;
Kur kisha nevojë për një fjalë të ëmbël
M`a dhe miku im
Kur nevojë kisha për mbështetje
M`a fale miku im,
Kur kisha nevojë për udhën
M`a çele miku im;
…kur Botën e pashë ndryshe
Ti afrove shpresën miku im;
Kur në pyll mendoja
Pabesinë
Ti më dhe fjalën,
Kur në det mendoja mbytjen
Ti më dhe varkën;
Kur një çast m`u prenë këmbët
Ti më dhe krahët;
Dhe përsëri ecëm
Dhe jetuam të sotmen
Dhe ndërtuam të nesërmen!
Në momentet e jetës
Ato për tu shënuar miku im Ke pjesën tënde
Në ashtin tim!
DY FJALË PËR PESHKIMIN
( Në vend të parodisë )
Në sodis me sytë e mi
Befas shoh një zallahi
Herë si ankth e herë mjegull
Në grep bie i ziu qefull.
Peshkaqenët e mëdhenj
Në orgji në det të dehur
Kur peshkon me grep njeriu
Me së shumti zë një qefull!
Dhe pse mburren peshkatarët
Porsi gjelat majë plehut
Paskan kapur peshk me okë
Por një okë nuk vjen një qefull!
Kaloj kohën me peshkimin
Pranë lumit, pranë detit
Peshkaqenët le të bredhin
Në sarajet e sultan- mbretit!