Deputetja e PD-së, Oriola Pampuri ka kërkuar që KQZ të marrë marrë masa pas premtimeve të Ramës gjatë fushatës zgjedhore për rritje të pagës mesatare dhe të shpërblimit lëmoshë për pensionistët, prej 5 mijë lekë.
Ajo tha se fjalimet e Ramës janë të paprecedenta dhe në shkelje të ligjit.
“Është në shkelje të Kodit Zgjedhor, të gjitha instruksioneve që ka dhënë OSBE-ODHIR.
Është e paprecedentë të vijosh të luash me këtë lloj fjalimi që do rrisim pagën minimale, për sa kohë nuk je në gjendje të përllogarisësh minimumin jetik. Se di ku bazohet kryeministri, është premtim elektoral dhe është një shkelje e pastër e Kodit Zgjedhor. Absolutisht që duhet të merren masa.
Ne do të ngremë zërin si deputetë të PD-së, ligji duhet të veprojë, është shkelje e hapur e ligjit. E parashikon Kodi Zgjedhor që para fushate nuk duhet të bëhen premtime elektorale. Rama dhe qeveria e tij kanë shkelur ligjin, të merren masa për shkeljen e ligjit nga kryeministri Rama dhe qeveria e tij”, tha Oriola Pamuri.