BallinaKronikeEMRAT/Të arrestuar për prostitucion në Spanjë, prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të...

EMRAT/Të arrestuar për prostitucion në Spanjë, prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të dy vëllezërve

spot_img
spot_img

Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të dy vëllezër në Tiranë, të cilët rezultojnë të arrestuar në Spanjë për “Trafikim i personave të rritur”, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion

Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet A.L. dhe O. L., të arrestuar dhe nën hetim në Spanjë në 2018.

NJOFTIMI I PROKURORISE

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë kërkon konfiskimin e pasurive të dy vëllezërve A.L. dhe O. L., të arrestuar dhe nën hetim në Spanjë në 2018 për trafikimin me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.
Shtetasi A.L., u arrestua për V.Penale, “Trafikim i personave të rritur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/a/4 i K.Penal. Ndërsa shtetasi O.L., është nën hetim nga autoritetet policore spanjolle për të njëjtën vepër penale.

Nga hetimet e kryera nga prokuroria Tiranë, rezulton se shtetasit A. L. e O. L. janë përfshirë edhe në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve prej vitit 2018. Pasuritë e tyre janë krijuar pas dhe gjatë periudhës së aktivitetit kriminal dhe vlera e tyre nuk i përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre.

 

 

Prokuroria vlerëson se dy vëllezërit dhe familja e tyre janë në pamundësi financiare të justifikojnë këtë pasuri dhe kërkon konfiskimin dhe kalimin në projnësi të shtetit të pasurive të mëposhtme:

-Apartament, sipërfaqe 80.90 m2 në Tiranë; dhe
-Makinë, Audi 6.

Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohen Zyrat e Përmbarimit Tiranë, ndërsa për Administrimin dhe përdorimin e pasurive ngarkohet Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular