BallinaAktualitetEMRI/Vdes gruaja e legjendës së futbollit. Një stadium në Tiranë mban emrin...

EMRI/Vdes gruaja e legjendës së futbollit. Një stadium në Tiranë mban emrin e tij

spot_img
spot_img

Ndahet nga jeta në moshën 102 vjeçare bashkëshortja e legjendës së futbollit shqiptar Selman Stërmasi, Nezihat Stërmasi.

“Zonja Tirana” ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. Ajo ishte bashkëshortja e ish-presidentit dhe një prej emblemave të klubit të Tiranës, Selman Stërmasi.

Gjithmonë ka qenë e dashur, mikëpritëse, ka pritur e përcjellë me mijëra qytetarë, futbollistë, njerëz që kanë jetuar në të njëjtën kohë me legjendën Selman gjatë gjithë këtyre viteve.

Ishte mjaft e vogël, vetëm 14 vjeçare, kur e njohu Selman Stërmasin nga hyrje daljet familjare të dy shtëpiave, të cilat kishin miqësi të vjetër bashkë. Në vitin 1936 fejesa midis Nezihatit dhe Selmanit u shpall. Ai ishte në kulmin e tij. Ishte kampion absolut i Shqipërisë me Tiranën në futboll, por dhe në atletikë. Mbas një fejese të gjatë 3 vjeçare ashtu siç e kërkonte tradita u martuan më 1939-të. Dasma e Selmanit me Nezihatin pa mëdyshje është nga të parat dasma që është filmuar me video në Shqipëri.

Paja e Nezihatit ishte porositur e gjitha për merak në Vjenë tek i vëllai Maliq Petrela, i cili studionte atje asokohe. Viti 1940 Nezihati 20 vjeçare u bë nënë e një vajze bukuroshe, të cilës iu dedikua me gjithçka mbarte shpirti saj rinor. Këto ishin vite të bukura, të qeta, ku gëzimi dhe harmonia s’kishin kufi. Selmani ishte në kulmet e karrierrës si trajner dhe i kishte dhuruar futbollit italianë mjeshtra si Lushta e Kryeziu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular