Në fund të këtij sezoni, pritet të “shpërthejë” një vals trajnerësh, pasi janë disa teknikë të rëndësishëm që pritet të ndryshojnë ambient, ndërsa të shumë janë edhe ata që sezoni i ri i gjen të papunë.
Një pikëpyetje e madhe është e ardhmja e Carlo Ancelottit, me italianin që dëshiron të vijojë karrierën e tij në krye të Real Madrid, por në të njëjtën kohë Brazili qëndron në dritare.
![Aaaaa](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2023/04/aaaaa-350x350.jpg)
Nga Argjentina bëjnë me dije se nëse Ancelotti largohet nga Real Madrid, presidenti Perez ka përzgjedhur Mauricio Pochettino-n si pasuesin e tij.