BallinaLifestyleNga pushimet me ish-të dashurin në resortet e luksit, te marrëdhënia me...

Nga pushimet me ish-të dashurin në resortet e luksit, te marrëdhënia me familjen e Luizit, si ndryshoi jeta e Kiarës

spot_img
spot_img

Kiara Tito është shndërruar në fansen më të zjarrtë të Luizit, që pas përfundimit të rrugëtimit të saj në “Big Brother”

Moderatorja ka treguar nga jashtë se është më e dashuruar se kurrë me artistin, teksa mbështetjen për të e ka treguar edhe me dronin që i dërgoi në shtëpinë e “Big Brother” pak ditë më parë. Një ditë pas eliminimit nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Kiara foli për rrugëtimin e saj për “Fan Club”.

Por, në nisje të intervistës, pasi pa një klip përmbledhës për më shumë se 90 ditët e qëndrimit të saj në shtëpi, Kiara Tito u përlot. Moderatorja tha se iu kujtuan të gjitha momentet e bukura që ka kaluar, veçanërisht dasma me Luizin.

“Tani më duket sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit tim. Kam kaluar 90 ditë aty brenda”, u shpreh Kiara. E pyetur nga moderatorja Megi Pojani nëse do të bënte diçka ndryshe, Kiara tha se “nuk kam për çfarë të bëhem pishman”.

Një përgjigje, ish-konkurrentja e kishte dhe për kritikat për marrëdhënien e saj me Luizin, që është shoqëruar nga debate të shpeshta.

“Diskutime çiftesh kemi të gjithë. Është më se normale të debatosh dhe t’i kërkosh llogari partnerit tënd. Dhe ne pas 5 minutash, kemi përqafuar, jemi puthur”. Por natyrisht që moderatorja nuk kishte sesi t’i shpëtonte kuriozitetit të të gjithëve, teksa u pyet edhe për Jurgenën, ish-partneren e Luizit.

Jurgena Tusha është gjithashtu edhe vajza që i menaxhonte “Instagram”- in Luizit deri para pak ditësh, pasi tashmë e mban e motra e tij. Kiara duket se nuk i ka kushtuar aspak rëndësi emrit të “Genës” si brenda shtëpisë së BBV, por edhe pas daljes, për t’u interesuar më shumë se kush është ajo.

E pyetur në “Big Brother Fun Club”, Kiara mbeti paksa e habitur dhe mendoi se flitej për Genën, tezen e saj, dhe më pas tha se nuk ka informacion për këtë pjesë. Por, teksa për Kiarën ka nisur një etapë e re në jetën e saj private, duket se mediat kanë publikuar fotot e saj në Mykonos, përkrah Ron Kokës, nipit të ish-ministrit Lefter Koka

Një romancë e përfolur muaj me parë me djalin e biznesmenit durrsak Leonard Koka, Roni Koka është kthyer sërish në fokus, ndonëse ai e kishte mohuar që kishte lidhje me prezantuesen disa fotografi që kanë dalë në pah lënë të kuptohet se mes dyshes ka ekzistuar një histori.

Në fotot që të dy kanë publikuar në “Instagram”- et e tyre përkatëse kanë nxitur dyshimet se ata kishin kaluar pushimet së bashku në Greqi. Si Kiara ashtu edhe Roni kanë të publikuara foto ku shihen në vende të njëjta në të njëjtën periudhë kohore në lokacionet e ishujve grek si Santorini dhe Mykonos

Kujtojmë që edhe gjatë kohë se ishte në BBVA, u duk se Kiara iu referua kësaj lidhje me Ronin kur tha se kishte dalë me një person në vetëm një takim, por pjesa tjetër e zërave u shtuan nga ai, pasi ishte në të njëjtin rreth shoqëror me të prezantueses. E teksa loja sapo kishte nisur, portalet folën për herë të parë për këtë lidhje, duke iu referuar si një çift i konsoliduar tashmë. Megjithatë, vetë Roni i përgënjeshtroi ashpër këto lajme.

“Pikë së pari, në fillim mendova të mos reagoj, sepse kam jetën time private dhe janë gjëra që nuk më interesojnë, por duke parë se si lajmi vetë ofrohet nga mediat, konfirmohet po vet nga ata dhe merret si e mirëqenë në publik, erdhi momenti që të them dhe unë diçka meqë emri im dhe fotoja ime është përdorur për interes të mediave, pa aprovimin tim dhe duke më shkaktuar dëme të tjera që mediave nuk i intereson. Por, për këtë pjesë kam kontaktuar avokatin të marrë masat e nevojshme për padi dhe të zgjidhet në mënyra të tjera

Së dyti, duhet të bëj një sqarim meqenëse rrjedha mori kështu. Jo, nuk jam i lidhur me Kiara Titon dhe ju lutem të keni pak sensin e njerzillikut dhe mos të jeni kaq egoistë vetëm për përfitimet tuaja jo vetëm duke përdorur emrin tim dhe foton time pa asnjë aprovim, por dhe duke sajuar një lidhje pa asnjë provë, pa asnjë fakt vetëm për të fituar disa klikime. Jeta nuk është ‘Big Brother’, kështu që ju lutem sinqerisht të merrni në konsideratë që ka dhe njerëz që shohin jetën e tyre, jo të të e tjerëve në ‘Big Brother’. Faleminderit për mirëkuptimin…”, u shpreh ai

Por, duket se mediat nuk kanë hequr dorë nga këto lajme, duke qenë se një indice e paskan pasur. Prej pak ditësh, në rrjet qarkullojnë fotot e dyshes, ku ndonëse asnjëherë nuk janë kapur bashkë, duket që janë në të njëjtat vende. Nga ana tjetër, deri më tani, Kiara ka zgjedhur të heshtë në lidhje me këto lajme, duke preferuar që të fokusohet vetëm te Luizi, i cili është ndër pretendentët për ta fituar këtë lojë. E me daljen e saj jashtë, raportet kanë ndryshuar edhe për familjarët e tij.

Pas daljes së prezantueses nga “Big Brother”, ajo që na ka rënë në sy është edhe fakti që në postimet e saj, ka bërë “tag” edhe Inën, motrën e Luizit që aktualisht i menaxhon “Instagram”-in. Kujtojmë se fillimisht u raportua për një marrëdhënie të ngrirë mes familjes së artistit shkodran, por në postimet e saj të fundit, Kiara e ka etiketuar kudo të motrën e këngëtarit, duke treguar se raportet e tyre, po shkojnë drejt normalizimit

Pas daljes së Kiara Titos nga “Big Brother VIP”, fansat janë bërë kuriozë të dinë nëse moderatorja ka komunikuar me familjarët e partnerit të saj, Luiz Ejllit. Dhe këtë gjë na e ka konfirmuar vetë motra e këngëtarit, Ina, e cila nëpërmjet një pyetësori që realizoi me ndjekësit në “Instagram” iu përgjigj pyetjeve të shumta, të cilat kishin të bënin me Kiarën.

Ajo ka treguar se kanë folur me moderatoren dhe duket shumë ndryshe nga çfarë kanë parë nga ekrani. Gjithashtu, Ina tregoi se ata e shohin Kiarën, njësoj siç e sheh Luizi. Dashuria mes çiftit, ka bërë që gjithçka tjetër të lihet pas, qoftë këtu një histori e shkuar dashurie, apo edhe një marrëdhënie e ngrirë mes familjarëve. Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë ky raport, kur edhe Luizi të përfundojë lojën e tij brenda shtëpisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular