Aktorja Olta Gixhari ka vendosur të heqë dorë nga gara e saj në Big Brother. Vendimi i saj për t’u larguar ishte i papritur për banorët e shtëpisë dhe publikun gjithashtu
Si arsye, Olta ka thënë se i mungon djali i saj dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet. Ajo ka thënë se para se të jetë lojtare e Big Brotheri-t, është nënë dhe familja për të është gjëja më e shenjtë.
“Hyra këtu që të luaj, që të bëj historinë time, të krijojë kujtimet më të bukura të jetës sime dhe mendoj që ja dola. Amari është i imi, unë e di se sa e dua, se sa më mungon. Në këto momente jam e djegur nga malli për të. Është një nga vendimet më të vështira”, tha Olta.
Kjo ishte një surprizë edhe për banorët e tjerë. Luizi iu lut Oltës që ajo të qëndrojë.
Olta: Amari është i mi, unë e di sesa e dua, unë e di sa më mungon dhe në këto momente jam thjesht e djegur nga malli, nuk ka finale në botë që ma zëvendëson.
Luizi: Nuk do ikësh. I lutemi në me ta prur djalin. Nuk ke për të ikur ti, kjo lojë nuk ka kuptim pa ty. Mos ik kështu
Olta: Kam një javë që vetëm qaj, rri nëpër cepa! Dea është e vetmja që më ka kuptuar. Unë kisha menduar që edhe ti më kishe kuptuar. Nuk kam fuqi ta vazhdoj më. Është momenti më i vështirë.