Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka zgjedhur të punoj në krah të Roland Bejkos, kandidatit të Enkelejd Alibeajt. Ajo është shprehur në një intervistë për Panorama TV, se mes kandidatit Belind Këlliçi të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Ronald Bejkos, do të zgjidhte për të votuar këtë të fundit madje u shpreh se do punonte me mish e me shpirt që ai të dilte sa më mirë më 14 maj. E pyetur se kush mund të fitojë zgjedhjet, Pampuri u tregua e rezervuar duke thënë: Nuk mund të them. Fituesi nuk është ai që del i dyti dhe i treti, por ai që mund Veliajn.
Oriola Pampuri:
Shoh shumë urrejtje në fushatë, kundërshtari ynë është Edi Rama. Fundi do të tregojë përgjegjësit kryesorë që na çuan këtu, demokratët nuk duhet të përçahen. Do ishte e pafalshme nëse s’do ketë një fitore ashtu siç ata pretendojnë. Belind Këlliçin, duke qenë se jemi një brez, kemi punuar e bashkëpunuar bashkë, sigurisht që e kam ftuar të jetë pjesë e logon së PD. Për aq kohë sa logo e PD ka Ronald Bejkon, padiskutim që jam në krah të tij. Më vjen keq dhe e them që koston e gjithë kësaj situate duhet ta mbajë dikush mbas 14 majit. Unë do të jem në krah të Ronald Bejkos.
Kush mendoni se do të fitojë?
Oriola Pampuri:
Nuk besoj se jam politikane e vjetër nuk mund të bëj gafa e të them kush do fitojë. në këtë situatë ku është PD nuk do i shërbente kjo përçarje. Ka disavantazh për të dyja palët, përçarja i shërben vetëm Ramës. Më vjen keq që nuk i dha mundësinë PD-së. Uroj shumë që të ketë fitues, do punoj me shpirt në krah të Bejkos. Nuk mund të them se kush mund të fitojë. Fituesi nuk është ai që del i dyti dhe i treti, por ai që mund Veliajn. PD ka bërë gjithçka që demokratë të jenë të bashkuar. Nuk u pranua me këmbëngulje të jashtëzakonshme. E gjithë kjo këmbëngulje dhe duhet mbajtur përgjegjësi. PD pas zgjedhjeve të 14 majit do ketë një ristrukturim nga e para, padiskutim. Në këtë moment PD nuk ka përgjegjësi për sa kohë ka shtrirë dorë për të dalë me një kandidat. Përgjegjësit e kësaj situate duhet të mbajnë përgjegjësi pas 14 majit. Ata që mbështesin foltoren kanë pritshmërinë të fitojnë zgjedhjet, jo kush del më i forti mes nesh. Shqiptarët nuk duan më fjalë, duan kush është më i forti mes Ramës dhe këtyre. Përçarja nuk sjell fitore të thella, mbas 14 majit gjithçka do jetë më e qartë.
Ju jeni pakicë, a mendoni se e shkaktoni ju përçarje?
Oriola Pampuri:
Fjala pakicë është relative. Kemi një shtresë gri që nuk del, shikon kandidatët.
Nuk është rasti të përmendim kushj është pakica dhe shumica. Ne në garë do jemi, sepse ëshët logo e PD. Përderisa nuk pranove një mundësi që kandidatët. Fitoren përballë Ramës dhe PS, jo me neve. Je i fortë të dalësh fitues përballë Edi Rama, në të kundër mbaj përgjegjësi. Demokratët do të vazhdojnë të votojnë logon e PD-së. Çdo demokrat tjetër që ka një jetë që voton PD, kjo do jetë. Shtresa gri do votojë kandidatët më të pastër, që janë më të papërlyer nga korrupsioni. Do të ketë të dyzuar, sepse ka kandidatë në anën tjetër që janë kandidatë. Fakti që i morën dhe i detyruan të jenë anën tjetër është gjë tjetër.