BallinaKryesore“Parashqevi Simaku u largua e zhgënjyer nga një lidhje dashurie me një...

“Parashqevi Simaku u largua e zhgënjyer nga një lidhje dashurie me një politikan”

spot_img
spot_img

Në studion e “Rudina” në Tv Klan, gazetarja Rudina Xhunga ka ndarë dhe një tjetër detaj nga intervista me këngëtaren e shquar Parashqevi Simaku në vitin 1997.

Parashqevi e kishte thënë disa herë se arti nuk vlerësohet aq sa duhet në Shqipëri e kjo ishte një nga arsyet pse u largua e zhgënjyer, por pak kemi dëgjuar për një romancë të dështuar të sajën. Këngëtarja lirike i kishte rrëfyer Xhungës se dashuria e saj me një politikan shqiptar s’ishte e mundur.

Ishte shumë e vërtetë Parashqevia, madje më ka bërë shumë përshtypje sepse iu riktheva. Se mbaja mend intervistën dhe pashë që ajo tregonte se iku nga Shqipëria e zhgënjyer nga një marrëdhënie dashurie. Ajo ishte dashuria për mua thotë. Dhe e pyeta me kë? Sepse unë vërtet nuk e dija, nuk më përmendi emër, por më tha është një njeri që merret me politikë. Na ndau fakti që unë isha me këngën, ai me politikën më tha. Ajo ishte dashuria ime, por tani unë dua vetëm një gjë. Asaj i kushtohem dhe ajo është kënga. Një intervistë që më ka lënë shumë mbresa dhe kur i rikthehem nuk më besohet që është bërë në ato vite...”, tregoi Xhunga./tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular