Ndonëse për vendin tonë, nuk ishte një emër shumë i njohur, Jori Delli ka famën e saj në Itali. Modelja, e cila ka qenë pjesë e disa fushatave në vendin fqinj, njihet edhe si e preferuara e futbollistëve.
Në eksperiencën e saj në “Big Brother”, Jori po kërkon një vend edhe në tregun shqiptar. Sapo ajo është bërë pjesë e lojës, menjëherë ka folur për veten, si edhe për historitë e dashurisë.
Ajo njihet si modele, blogere dhe një nga gazetaret e “SportItalia”. Jori ka marrë komplimente në transmetim “live” për “look”-un e saj edhe nga ish-Kryeministri Italian Silvio Berluskoni. Bukuroshja është komentuar shpesh në media për fotot e saj provokuese.
Dikur Jori Delli bëri jehonë në mediat italiane, pasi është shprehur se ka takuar futbollistët më të famshëm, Ronaldon dhe Neymar. Ndërkohë që bisedonin për emra të njohur, si futbollist të ndryshëm, Jori ka thënë se një ndër futbollistët që i ka shkruar ka qenë Balotelli. Ajo u shpreh se ai nuk i pëlqen, por e konsideron “të sjellshëm”.
Por, ndonëse në Itali është shumë e famshme edhe për historinë e dashurisë me Simone Camolese, djalin e trajnerit, të Torinos, Giancarlo Camolese, në vendin tonë, Jori ende po kërkon famën. Pas largimit të Kiarës, modelja ka qenë shumë e afërt me Luizin. Kaq ka mjaftuar që jashtë të interpretohet si një flirt. Kujtojmë se një fakt i tillë u vu re edhe në ditët e para të sajat në shtëpi, ku Jori u shfaq shumë e afërt me Luizin.