BallinaOP EDPse 1 prilli duhet të shpallet festë kombëtare?!

Pse 1 prilli duhet të shpallet festë kombëtare?!

Nga Ergys Mertiri
1 prilli duhet te shpallet feste kombetare. Nje shoqeri qe beson rrenat dhe mohon te vertetat, qe voton hajdutet dhe ndeshkon te ndershmit si te dobet, brohoret shpifesit dhe linçon te arsyeshmit, respekton tradhetaret dhe perbuz besniket, e do nje dite perkujtimi per heronjte e tij.
Ne 1 prill shqiptaret perkujtojne, ne kete kuader, edhe aktin me domethenes te historise se tyre post-komuniste: Marreveshjen Rama-Meta te dakordesuar ne nje darke ngjalash ne Gjirin e Lalezit, Jeruzalemin e oligarkise shqiptare.
Protagonisti kryesor Meta, lidhi ne kete dite besën me armikun e tij ne te eger (Ramen), i cili vetem pak kohe me pare kish ndezur flake sheshin duke lene 4 te vrare ne lufte per ta futur ate ne burg. Me kete marreveshje Meta beri te mundur rrezimin nga froni te mikut te tij me besnik (Berishes), dhe ndeshkimin e tij me nje milion vota, pak kohe pasi ky i fundit e kish mbrojtur nga burgu, duke vrare madje 4 vete per te mos e dorezuar.
Pas tradhetise, Meta shijoi qeverisjen me partnerin e ri duke i dhene atij gjithcka, duke miratuar me shumice te cilesuar ligje antikushtetuese, deri edhe tek reforma territoriale, shkaterrimtare per PD-ne.
Megjithate, pasi Rama – tashme i fuqizuar – e flaku ne rruge, asgje nuk e pengoi Meten te kthehet tek dashuria e vjeter. Berisha, jo vetem ia fali, por edhe ia çmoi tradhetine, duke i dhene ne gjithçka, ne kembim te mbeshtetjes per luften e brendshe ne PD. Ndersa thote se luften e ka me Ramen dhe Meta i duhet per te bashkuar forcat kunder tij, i jep pjesen me te mire te keshillit bashkiak, nderkohe qe refuzon te bashkoje forcat ne partine e vet.
E megjithate ka njerez qe e mbeshtesin, madje edhe e brohorasin, ndesa te vllazeruar tashme me koleget e tyre te PL-se, shajne e mallkojne egersisht ata te PD-se qe nuk e pranojne si normale kete gjellë te shpifur!
Epo gezuar pra 1 prillin, festen e ngjalave!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular