BallinaKronikeVodhi mbi 100 mijë euro përmes mashtrimit në Facebook, Gjykata e Tiranës...

Vodhi mbi 100 mijë euro përmes mashtrimit në Facebook, Gjykata e Tiranës merr vendimin për të riun

spot_img
spot_img

Gjykata e Tiranës ka marrë ditën e sotme vendimin për Liridon Pekën, të riun që përmes mashtrimit në rrjetet sociale kishte arritur të grabiste më shumë se 100 mijë euro nga shtetas të tjerë në Kosovë.

Mësohet se gjykata ka caktuar masën arrest me burg për Pekën me akuzën e mashtrimit kompjuterik.

Peka banues në Tiranë, akuzohet se u ka vjedhur llogaritë në Facebook disa shtetasve kosovarë dhe përmes tyre, u kërkonte para të afërmve të tyre.

Sipas policisë ai ka vjedhur më shumë se 100 mijë euro përmes kësaj forme të mashtrimit nga familjarët e personave që u vidhte identitetet online.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular