BallinaAktualitet78 vite nga Masakra e Tivarit, Bujar Leskaj: Eshtë një datë tragjike...

78 vite nga Masakra e Tivarit, Bujar Leskaj: Eshtë një datë tragjike në historinë e kombit shqiptar

Nga Bujar Leskaj
Data 31 mars e vitit 1945 është një datë tragjike në historinë e kombit shqiptar. Në këtë datë trupat e Jugosllavisë së Titos asgjesuan në Tivar të Malit të Zi një kolonë ushtarësh të paarmatosur kosovarë.
Kjo ka ndodhur 78 vite më parë. Numri i tyre është rreth 1690 vetë.
Vrasja e tyre në vitet e para të regjimit titist u kalua si një incident dhe gabim i tmerrshëm, por pastaj nuk u përmend më nga Titoja dhe ministri i tij famëkeq Ramkoviç, armik i betuar i shqiptarëve. Për fat të keq, në vitet që pasuan nga 1945 e deri në vitet ’90 pati një përulje servilosëse nga regjimi i Enver Hoxhës.
Kuvendi i Shqipërisë me kërkesë të një dëshmitari të gjalla nga Kosova, Azem Hajdini, i cili që në vitet 1960, 1985 ka kërkuar nga autoritetet jugosllave zbardhjen e masakrës dhe në vitin 2009 i është drejtuar Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.
Kuvendi i Shqipërisë ngriti një komision i drejtuar nga deputeti i nderuar Fatos Beja.
Ky komision për fat të keq, për shkak të konjukturave politike nuk e konkludoi raportin e tij.
Si një shtetar me përvojë dhe si një deputet korrekt, ish- deputeti Fatos Beja e ka dokumentuar punën e komisionit përmes një botimi: “Krim lufte në Tivar- Raport për Komisionin Parlamentar”.
Një botim tjetër kemi nga dëshmitari që përmenda më parë si edhe nga profesor Uran Butka.
Unë mendoj që në kuadër të thellimit të kujtesës historike Kuvendi i Shqipërisë duhet ta riaktivizojë materialin e komisionit hetimor të përgatitur nga deputeti Fatos Beja dhe deputetë të tjerë për të mbajtur qëndrimin tonë si parlament.
Hetimet parlamentare sot ne bote nxisin nje reagim publik ne mbrojtje te vlerave njerezore, kujtoj ketu pervojen e miqve dhe vellezerve tane polak per sa I perket masakres se vitit 1940, ideuar e drejtuar nga Stalini dhe Beria ne pyllin e Katyn-it ku u pushkatuan 22,000 ushtarake polak. Polakët, Presidenti, Parlamenti, qeveria dhe intelektualët polakë mbas viteve 2000 detyruan qeverinë ruse të panonte krimin e kryer nga diktatori Stalin.
Ne duhet ta aktivizojme kete komision znj drejtuese. Kjo ishte kerkesa ime per ju dhe drejtuesit e tjere te kuvendit.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular