I ftuar në emisionin “E Diell” ka qenë gazetari investigativ Artan Hoxha i cili si rrallë herë, ka folur si për karrierën ashtu dhe për jetën e tij personale.
Ai nuk ngurroi të tregonte dhe ngjarjen e fundit që i ka ndodhur para se të vinte në emision, ku ka marrë një telefonatë anonime i cili e pyeste pse merret me ngjarjen ku u sulmua Top Channel.
Artan Hoxha: Para se të vija tek ty më morën në një telefonatë dhe më tha “pse duhet të dalësh ti i pari?” Pse i thashë? Unë kujtova për historinë e përgjimit të 21 Janarit. Ai më foli pikërisht për atë që i ndodhi Top Channel. Nuk kam patur gjë personale me ty dhe gjëja që më shkoi një herë në mend, se mua në mend më shkon gjithmonë e kundërta, numri ishte nga ata numra që janë të regjistruar në Karaibe dhe gjëja që më shkoi në mendje është …
Shiko nëse nuk reagohet për këtë që i ka ndodhur grupit mediatik dhe familjes se madhe të Top Channel, pavarësisht motiveve, motivet janë 0, po nëse nuk reagohet, se është e pa përjashtuar pjesa e atij të ndjerit që ka humbur jetë. Ne do të jemi në një rrezik të madh për ditët që vijnë dhe edhe ai emisioni jot “Procesi Sportiv” do fillohet të bëhet siç ka thënë presidenti i UEFA-s Seferini.