BallinaKryesoreFOTO/Lulzim Basha shfaqet në Uashington me zyrtarin e DASH

FOTO/Lulzim Basha shfaqet në Uashington me zyrtarin e DASH

Ish kreu i PD-së, Lulzim Basha gjendet prej disa ditësh në Uashington.D.C ku po zhvillon disa takime informale me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Tirananews.al ka arritur të sigurojë disa foto të Bashës në një prej kafeneve të ’21 street NW’, duke biseduar me Martin McDowell, Drejtorin e Rajonit tonë në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Nga ana tjetër Berisha dhe grupi i tij po përballen me probleme të shumta si pasojë e ‘non gratave’ nga aleatët e mëdhenj të Shqipërisë, SHBA dhe BM.

Gjithashtu sondazhet e nxjerrin koalicionin opozitar, i regjistruar nën logon e PL-së të Ilir Metës, humbës përballë pozitës socialiste, drejtuar nga Edi Rama.

Kujtojmë se Kolegji Zgjedhor, pak ditë më parë ka rrëzuar pretendimet e Berishës, i cili kërkoi pezullimin e regjistrimit të PD-së të grupit Alibeaj në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi regjistrimin në zgjedhjet e 14 majit të Partisë Demokratike të drejtuar nga grupi i PD-së zyrtare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular