Kandidati për president i Lëvizjes Evropa Tani, Jakov Milatoviç, fitoi bindshëm raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Malin e Zi.
Sipas rezultateve të të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim (CeMI), bazuar në 92,5 për qind të votave të numëruara, Milatoviq ka fituar 60,1% të votave, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviç mori 39,9 %.
Mediat e huaja thonë se sipas të dhënave të CeMI, pjesëmarrja në votime ishte 70.6 %.
Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT) njoftoi se sipas 93,7 për qind të votave të numëruara, se Milatoviç fitoi 58,4 % të votave dhe Gjukanoviç 41,6 %.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se në raundin e dytë votuan 69,33 për qind e qytetarëve me të drejtë vote në Malin e Zi, ose 375.853 persona.
Kujtojmë se Gjukanoviç kishte rreth 30 vite në pushtet, duke qenë kështu njeriu më jetëgjatë pas viteve 90 në postet kyçe të Malit të Zi.