BallinaPolitikePrezantohet kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Delvinë, Leskaj: Shpreha mbështetjen...

Prezantohet kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Delvinë, Leskaj: Shpreha mbështetjen e plotë morale, politike e personale

spot_img
spot_img
Nga Bujar Leskaj
Dje, datë 1.04.2023, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike të Shqipërisë z.Flamur Noka ishim në Delvinë, ku prezantuam kandidatin e Partisë Demokratike dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Delvinë z.Ilir Mehmeti.
Kandidati për Bashkinë e Delvinës, ing.Ilir Mehmeti është kandidat i dalë nga procesi i primareve, nga vullneti dhe vota e demokratëve e anëtarëve të Partisë Demokratike të Delvinës.
Shpreha mbështetjen e plotë morale, politike e personale ndaj kandidatit Ilir Mehmeti, si një qytetar i nderuar, intelektual i zonës e inxhinier i zoti, i cili ka lënë një emër të mirë funksionari e titullari në drejtimet që ka pasur në administratë, duke treguar përkushtim, vullnet e dëshirë të mirë për të punuar . Citova se vizioni, përkushtimi, pandashmëria e inxhinier Ilir Mehmetit për Delvinën dhe bashkëqytetarët e tij delvinjotë do e bëjnë atë qytetar dhe shërbestar të parë të Delvinës.
Inxhinier Ilir Mehmeti në fjalën e tij shpalosi pikat themeltare të programit dhe vizionit për drejtimin e Bashkisë Delvinë, vizion i qartë dhe i bëshëm, duke prekur të gjitha zonat dhe njësitë e kësaj Bashkie. Artikulimi i tij i vendosur, karakteri i fortë dhe i palëkundur përpara delvinjotëve buron nga formimi i tij dhe eksperienca e gjatë dhe e plotë që ing.Ilir Mehmeti ka ushtruar në Bashkinë Delvinë, duke u njohur nga afër me terrenin dhe të gjitha problemet dhe hallet e çdo delvinjoti.
Gjithashtu z.Flamur Noka në fjalen e tij shprehu mbështetje për kandidatin Ilir Mehmeti, si alternativë e shkëlqyer për Bashkinë Delvinë dhe u tregua besimplotë se ing.Ilir Mehemti do te jetë qytetari i parë i saj.
Falenderova me mirënjohje çdo demokrat e delvinjot për kontributin e dhënë përgjatë viteve krah Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe palëkundshmërinë që kanë treguar krah Doktor Sali Berishës !
Mbas përfundimit të takimit, së bashku me sekretarin e përgjithshëm z.Flamur Noka,kryetarin e Partisë Demokratike Delvinë z.Altin Kallapolli, ish-deputetin e Partisë Demokratike z.Dashamir Tahiri zhvilluam një mbledhje pune me kryesinë dhe shtabin e Partisë Demokratike Delvinë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular