BallinaOP EDStrategjia Kombëtare për Kërkimin Shkencor, Teknologjinë dhe Inovacionin 2023-2030 nuk është postim...

Strategjia Kombëtare për Kërkimin Shkencor, Teknologjinë dhe Inovacionin 2023-2030 nuk është postim Instagram

spot_img
spot_img
Nga Qemal Çejku
Strategjia Kombëtare për Kërkimin Shkencor, Teknologjinë dhe Inovacionin 2023-2030 nuk është postim Instagram.
Ministria e Arsimit( në fakt injorancës në sistem) doli me një “lehtësi të papërballueshme” të përgjegjësisë publike për të vlerësuar Strategjinë e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit si një arritje e padëgjuar më parë në këtë vend të kapur nga shterpësia dhe impotenca e krizës gjithanëshe. Për fatin tënd të keq, zonja deputete e Elbasanit, në këtë vend kanë mbetur edhe pak njerëz që ia kanë idenë e hartimit dhe zbatimit të strategjive në arsim, por që ju nuk i afroni e aq më pak t’i dëgjoni, pasi nuk doni t’i bëni hije propagandës suaj boshe dhe pa asnjë gram shkencë apo formulë ekspertize.
Pseudostrategjitë e prodhura në zyra vetëm nga shefat militantë partiakë dhe pa asnjë vlerësim dhe përvojë kompetente nga ekspertët e inovacionit, teknologjisë, pedagogë dhe njerëz të mendimit, nuk kanë asnjë peshë. Daljet publike me qasje vetëm për kamera dhe postime në rrjete sociale nuk mund të kenë lidhje me veprimtari si këto, ku stafet alademike dhe specialistët ekzekutivë në botën e zhvilluar i kalojnë në heshtje dhe debate shumë të ngushta profesionale sigurisht pa asnjë publikim në media.
Strategjitë tuaja, pa asnjë plan veprimi konkret që të kenë të përcaktuara afate, hartues, zbatues, impakte, kosto etj, nuk janë gjë tjetër veçse aktivitete propagande që nuk kanë asnjë lidhje me botën akademike dhe sistemin para dhe universitar, të cilët presupozohet se janë institucione të pavarura
Deri më tani nuk është dëgjuar dhe as publikuar në ndonjë platformë asnjë mendim dhe vlerësim i dhënë nga profesorë dhe ekspertë të inovacionit, ndërkohë që ministria rendi ta personalizojë si një fitore të vetën politike dhe për ta shitur si aset elektoral. Sa qesharak dhe i pavlerë është i gjithë sistemi i Rilindjes në çdo sektor. Dhe në fund një Kujtesë për strategët rilindës …: në të gjitha sistemet e projekteve dhe strategjibërësve ndiqen disa rregulla bazikë …
1. Ekspertiza e mendjes është qënësore;
2. Të gjithë duhet të kenë një zë..
3. Nuk ka pyetje të këqija apo ide naive. Kush pyet nuk është asnjëherë fajtor;
4. Shmangni “por”, provoni “po, dhe…”;
5. Sulmoni problemet, jo njerëzit;
6. Kërkohet dëgjimi aktiv;
7. Respekti i ndërsjellë do të nxisë të menduarit krijues;
8. Është normale të mos pajtohesh me një ide;
9. Është e papajtueshme të mos flasësh;
10. Komentet jashtë temës do të jenë “për arshivë” por dëgjoji;
11. Gjërat negative duhet të shmangen;
12. Në fund të ditës, rënia dakord është kritike;
13. Mos e tundni kartën tuaj ekzekutive.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular