Detaje të reja janë zbardhur mbrëmjne e sotme pas sherrit me thika të ndodhur në Tiranë.
Bëhet me dije se Elton Mergjyshi, 40 vjeç është autori i plagosjes me thike të 3 personave në një lokal të Tiranës. Për pasojë 64 vjeçari Viktor Rrapollari mësohet se ka marrë një goditje me thikë në zemër dhe ndodhet në intubim, në gjendje të rëndë për jetën.
E lënduar ka mbetur edhe vajza e tij 40 vjeçare dhe një shtetas italian.
Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.