Finlanda do të anëtarësohet në NATO të martën (4 prill), ka njoftuar sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake perëndimore.
Aplikimi i Finlandës u nxit nga pushtimi i rus i Ukrainës nga Rusia. Turqia e kishte vonuar anëtarësimin, duke pretenduar se Finlanda po mbështeste “terroristët”. Suedia aplikoi për t’u bashkuar me NATO-n në të njëjtën kohë majin e kaluar, por Turqia po e bllokon me të njëjtat akuza.
Për tu bërë pjesë e NATO-s duhen votat e të gjithë anëtarëve.
“Ne do të ngremë flamurin finlandez për herë të parë këtu në selinë e NATO-s. Do të jetë një ditë e mirë për sigurinë e Finlandës, për sigurinë nordike dhe për NATO-n në tërësi”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në Bruksel.
“Suedia do të jetë gjithashtu më e sigurt si rezultat,” tha a
Me Finlandën shkon në 31 numri i shteteve të anëtarësuara në NATO