BallinaBotaNjë grua i dha një dhuratë dhe ajo shpërtheu, detaje nga sulmi...

Një grua i dha një dhuratë dhe ajo shpërtheu, detaje nga sulmi në lokalin në Shën Petersburg ku vdiq mbështetësi i Putinit

Një shpërthim në një kafene në Shën Petersburg ka vrarë një bloger të njohur ushtarak rus Vladlen Tatarsky si dhe ka plagosur mbi 20 të tjerë. Ngjarja ndodhi në Street Bar Cafe, rreth 1600 metra larg vijës së frontit në Ukrainë

Siç raportojnë mediat e huaja, Vladlen Tatarsky (Maxim Fomin) ishte një mbështetës i zëshëm i luftës së Rusisë në Ukrainë.

 

Ndërkohë, sulmi është i pamundur të mos vendoset në kontekstin e luftës në vazhdim, shkruan Sky News. Pas kësaj, një zyrtar kryesor rus drejtoi gishtin drejt Ukrainës, pa dhënë prova. Pretendimi u hodh poshtë nga Kievi.

foto galeri foto galeri

foto galeri

Mykhailo Podolyak, një këshilltar presidencial ukrainas, fajësoi terrorizmin e brendshëm rus për shpërthimin.

“Merimangat po hanë njëra-tjetrën në një kavanoz”, shtoi ai. Mediat ruse dhe blogerët ushtarakë thanë se Tatarsky po takohej me anëtarët e publikut dhe se një grua i dhuroi atij një statujë që me sa duket shpërtheu.
Ndërkohë Interfax shkroi se ka një të arrestuar për vdekjen e Vladlen Tatarsky në Shën Petersburg. Darya Trepova, një banore e qytetit, është akuzuar se ka marrë një mjet shpërthyes në kafene.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular