BallinaKryesoreTabaku angazhohet në fushatë: Çdo ditë me qytetarët! Çdo ditë për të...

Tabaku angazhohet në fushatë: Çdo ditë me qytetarët! Çdo ditë për të kërkuar votën për PD

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është angazhuar së fundmi në fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit, krah PD-së zyrtare, apo asaj që quhet si PD e Alibeajt.

Tabaku është takuar sot me kryetaren e Degës Nr.2 në Tiranë, Mirlida Collaku si dhe anëtarët e kësaj dege.

“Koha është të mos pushojmë asnjë moment për të dëshmuar që Partia Demokratike do t’ia dalë edhe kësaj sfide”, shprehet Tabaku.

Kujtojmë se PD zyrtare kandidon për bashkinë e Tiranës Roland Bejkon, ndërsa grupimi i Berishës, nën logon e koalicionit me Partinë e Lirisë, kandidon me Belind Këlliçin.

Postimi i Tabakut:

Sonte u mblodh kryesia e Degës 2 për fushatën elektorale të 14 majit.

Koha është të mos pushojmë asnjë moment për të dëshmuar që Partia Demokratike do t’ia dalë edhe kësaj sfide.

Çdo ditë me qytetarët! Çdo ditë për të kërkuar votën për Partinë Demokratike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular