Në emisionin E Diell, është rrëfyer historia e dhimbshme e Redjola Liçaj e cila kur ka qenë tre muajshe shtatzënë ka tentuar që të vetëvritej.
21 vjeç ka njohur personin e zemrës i cili i kërkoi të krijonin një familje së bashku dhe pa asnjë hezitim ajo pranoi. Pasi mbaroi Akademinë e Arteve vendosi që të shkojë në Itali tek partneri i saj.
Ishte moment i vështirë për të sepse sapo kishte hyrë në hapat e karrierës dhe ishte komode në Shqipëri.
Por për shkak të dëshirës së saj të madhe për të krijuar një familje ajo u largua. Bashkëjetesa e saj nisi e qetë dhe ishin shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Partneri i saj jetonte me familjarët e tij dhe kështu filloi të kishte probleme me vjehrrën e saj. Sipas Redjonës për shkak të dashurisë së madhe që ka një nënë për fëmijën e vetë, bëri një gabim të tillë që penalizoi dashurinë e tyre.
“Nuk ishte kurrë e mjaftueshme ajo që unë bëja në shtëpi. Pastaj ndërhyrjet e vogla apo fjalë që ishin ndikim për tim shoq. Nga dashuria e madhe që kishim për njëri-tjetrin dhe dëshira e madhe për të patur një familje të zgjeruar, pavarësisht se problemet u hasën, por ishte më e madhe dëshira për t’u bërë nënë, edhe nga ane e tij për t’u bërë baba.