BallinaSportSituatë kaotike në Itali/ Policia Financiare mësyn në zyrat e 3 klubeve...

Situatë kaotike në Itali/ Policia Financiare mësyn në zyrat e 3 klubeve të Serisë A, hetohen Lotito dhe Tare

Situatë kaotike për 3 klubet e Serisë A. Guardia di Finanza (Policia Financiare ne Itali) sot pasdite bëri një aksion “blitz” dhe kontrolloi zyrat e klubit të Lacios, Romës dhe Salernitanës. Sipas raportimeve nga mediat italiane, të tre klubeve u sekuestruan dokumente, teksa  Guardia di Finanza po heton për çështjen e faturave false…

Gjithashtu raportohet se te Lacio janë nën hetim presidenti Klaudio Lotito, drejtori sportiv Igli Tare dhe drejtues të tjerë, teksa po hetohen nga prokuroria e Tivolit. Dyshohet se janë përdorur fatura false për shitjen e lojtarëve nga Lacio te Salernitana. Më konkretisht hetimi ka të bëjë me shitjen e 7 lojtarëve me 2 klubeve midis viteve 2017 dhe 2021:  Sprokati, Kasasola, Marino, Cicereli, Novela, Morrone dhe Akpa Akpro. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular