BallinaKronikeEMRAT/43-vjeçari i mori jetën kunatës, çfarë panë prindërit e autorit? Misteret e...

EMRAT/43-vjeçari i mori jetën kunatës, çfarë panë prindërit e autorit? Misteret e krimit në Tiranë

spot_img
spot_img

Janë zbuluar të tjera detaje lidhur me vrasjen që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Shkozë, ku kunati ka vrarë me armë zjarri kunatën, nusen e vëllait e më pas veten. Panorama TV ka mësuar se autori i dyshuar është Roland Sinani. Burimet thanë se Roland Sinani e ka qëlluar për vdekje 37-vjeçaren, Migena Sinanin, kur i vëllai nuk ishte në shtëpi. Kjo pasi bashkëshorti i Migenës, vëllai i autorit, punonte si taksist. Motivet e ngjarjes nuk dihen ende. Në banesë në momentin e krimit kanë qenë të pranishëm dhe prindërit e autorit, të cilët raportohet të kenë thënë në polici se nuk kanë parë asgjë nga ajo që ka ndodhur sepse kanë qenë në gjumë. Krimi ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular