Katër nga të arrestuarit e operacionit “Foremost” në Durrës, të cilët ishin anëtarë të një bande kriminale që shisnin drogë në lokalet e natës, rezultojnë personazhe të njohur në rrjetin social tik-tok. Bëhet fjalë për shtetasit Ergi Curri, 25 vjeç, Gentian Konesha, 23 vjeç dhe Kristel Balla, 24 vjeçe, të tre banues në Durrës, si dhe Stivens Bulku, 24 vjeç, banues në Shijak.
Katër të rinjtë dyshohet se janë anëtarë të grupit kriminal që furnizoheshin me kokainë nga Genti Muça dhe e shpërndanin në zona të ndryshme të Durrësit dhe në grupe kriminale.
Ata numërojnë mijëra ndjekës në Tik-Tok dhe janë shumë të famshëm. Rezulton se Stivens Bulku ka marrë pjesë edhe në serialin “Aventurierët” dhe numëron gati 50 mijë ndjekës në Instagram.
EMRAT+FOTOT/Katër ‘të famshmit’ e Tik-Tok pjesë e grupit kriminal që shpërndante kokainë në lokalet e natës në Durrës
RELATED ARTICLES