BallinaKronikeNdërron jetë fëmija 5-vjeçar në Kosovë, dyshohet qe në oborrin e shtëpisë...

Ndërron jetë fëmija 5-vjeçar në Kosovë, dyshohet qe në oborrin e shtëpisë të jetë….

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vushtrri të Kosovës. Sipas burimeve nga Policia e Kosovës, një fëmijë 5-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, pas plagëve të marra, të dyshuara nga një armë zjarri. Policia gjithashtu thotë se në vendin e ngjarjes janë gjetur një armë e llojit pistoletë dhe një gëzhojë. Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë i moshës 5 vjeçar, është sjellë për ndihmë mjekësore, ndërkohë nga autoritetet mjekësore është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit fëmija ka vdekur. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së fëmijës.

Zahiti bëri të ditur se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë dhe një pistoletë teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një armë e llojit pistoletë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksionin në IML.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular