Policia bashkë me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë finalizuar mbrëmjen e sotme një operacion në Fier, në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës. Burimet thone se gjatë kontrolleve janë finalizuar një skaf dhe një automjet. Dyshimet janë se dy mjetet përdoreshin për trafik të lëndëve narkotike, megjithatë nuk dihen detaje të tjera. Policia po vazhdon kontrolle të imtësishme në të gjithë zonën.