BallinaSportVIDEO/Lacio shkëlqen me Hysajn titullar, të kaltrit e Sarrit ndalin vrullin e...

VIDEO/Lacio shkëlqen me Hysajn titullar, të kaltrit e Sarrit ndalin vrullin e Juves dhe blindojnë vendin e dytë

Vendi i katërt mbetet mirazh për Juventusin. Atëherë kur u mendua se “Zonja e Vjetër” do i afrohej akoma më shumë zonës Champions League, djemtë e Allegrit mposhtën 2-1 në Olimpico nga Lazio.

Një super-krosim i Zaccagnit gjeti Milinkovic-Savic, mesfushori serb u tregua i saktë para portës, duke mposhtur Szczezny. Gjatë zhvillimit të një këndorje, bardhezinjtë gjejnë barazimin me Rabiot, me francezin që shfrytëzon në maksimum një rrëmujë në zonë.

Nëse te goli i parë ishte në rolin e kamarierit, këtë herë vetë Zaccagni bëri golashënuesin, duke “tund rrjetën” sapo filloi pjesa e dytë. Elsi Hysaj ishte titullar në këtë takim, mbrojtësi shqiptar dha një kontribut të rëndësishëm.

Djemtë e Sarrit konsolidojnë vendin e dytë me 58 pikë. Juventus është në vendin e shtatë me 44 pikë.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular