BallinaPolitike14 maji/Bujar Leskaj:Takim me ish të përndjekurit politikë në Vlorë

14 maji/Bujar Leskaj:Takim me ish të përndjekurit politikë në Vlorë

Nga Bujar Leskaj
Takim me ish të përndjekurit politikë ne Vlore
Sot, së bashku me kandidatin z.Hysni Sharra, kryetarin e Partisë Demokratike Vlorë z.Atird Hoxha, zhvilluam një takim të ngrohtë e miqësor me ish të përndjekurit politikë.
Një takim i jashtëzakonshëm, i cili rrezatonte mirësi dhe mbështetje të pakursyer.
Ish të përndjekurit politikë mbeten shtresa misionare dhe e shenjtë, për Vlorën dhe Shqipërinë.
Fjalën hapëse në këtë takim e ndërmori kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Vlorë z.Pajtim Lamaj, fjala e të cilit dha mesazhin e mbështetjes dhe përkushtimit në fushatë për kandidatin z.Hysni Sharra.
Gjatë fjalës sime, citova se ish të përndjekurit politikë janë misionarë e luftëtarë drite, si mbështetja më e madhe e Partisë Demokratike ndër vite, të cilët edhe kësaj radhe do të jenë shtylla kryesore e saj.
Në takim ishte i pranishëm edhe deputeti i Partisë Demokratike z.Tomor Alizoti, i cili tha se për të gjitha dhimbjet, vuajtjet, sakrificat e lotët e kësaj shtrese të shenjtë, mesazhi i vetëm në këto kohë e zgjedhje mbetet vetëm Bashkimi.
Kryetari i Partisë Demokratike Vlorë, z.Atird Hoxha, shprehu mirënjohje dhe falënderime të pakufishme për mbështetjen e dhënë ndaj Partisë Demokratike Vlorë, si shtyllë vetebrale e saj.
Kandidati Hysni Sharra, si pinjoll i ish të përndjekurve politikë, kërkoi bekimin e kësaj shtrese të çmuar për të dhe familjen e tij. Ai theksoi se fillimi më i mbarë për fushatën ishte takimi me ish të përndjekurit politikë.
Kandidati z.Hysni Sharra shprehu respekt dhe mirënjohje për çdokënd, duke u kthyer motivi i tij i punës dhe energjisë për një fushatë dinjitoze dhe fitimtare.
Gjatë takimit mbajtën gjithashtu fjalën z.Vilson Haxhiraj, z.Enver Qamo, z.Aranit Hoxha, z.Fitim Haxhiraj, të cilët dhanë mesazhe intelektuale e qytetare në mbështetje të kandidatit tonë z.Hysni Sharra.
Në fund të takimit kandidati Hysni Sharra shpërndau librin me poezi të poetit, përkthyesit dhe intelektualit Kudret Kokoshi “Drithmë jete”.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular