BallinaKronikeEMRI/ I dyshuar për korrupsion, AMP arreston efektivin 48-vjeçar

EMRI/ I dyshuar për korrupsion, AMP arreston efektivin 48-vjeçar

spot_img
spot_img

Agjensia e Mbikqyrjes Policore ka arrestuar efektivin 48-vjeçar Sokol Canameti për korrupsion. Mësohet se Canameti është lënë në burg me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pasi ka korruptuar funksionarë të drejtësisë. Po ashtu dy efektivë të tjerë të moshës 22 si dhe 51-vjeç është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje, po për të njëjtat akuza të korrupsionit.

Njoftimi i AMP-së:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ekzektuar sot vendimin penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” për punonjësin e policisë N/Komisar S.C., 48 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Gjithashtu, është ekzekutuar vendimi penal për caktimin e masës së sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” edhe për shtetasit F.K., 51 vjeç dhe E.K., 22 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, Masat e sigurimit personal ndaj shtetasve të sipërcituar u ekzektuan, pasi nga hetimet disa mujore të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e të dhënave të inteligjencës informative, u administruan prova dhe fakte se punonjësi i policisë S. C., me detyrë Specialist në Seksionin Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kundrejt përfitimit monetar të paligjshëm, ka premtuar lehtësimin e pozitave procedurale penale të një shtetasi, ndaj të cilit zhvillonte hetime për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundraligjshme. AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular