Kur mendoni për lëngje, ai i karrotës ndoshta nuk është gjëja e parë që ju vjen në mendje. Lëngjet e portokallit, mollës, rrushit dhe ananasit janë shumë më të popullarizuara. Sidoqoftë, nëse nuk jeni adhurues të karrotave në ushqim, mund t’i ktheni ato në një pije të shijshme dhe përsëri të merrni të gjitha përfitimet shëndetësore! Për shembull, mund t’ju ndihmojë të shpëtoni nga gripi më shpejt. Ekspertët listojnë përfitimet që do të keni nëse konsumoni lëngun e karrotës.
Mund të rrisë metabolizmin tuaj
Vitamina B në lëngun e karrotës ndihmon në uljen e nivelit të yndyrave, në shtimin e proteinave, dhe kthimin e karbohidrateve në energji. Ajo gjithashtu ka fibra dietike, të cilat mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni peshën.
Vitamina A në është thelbësore për shëndetin e syve. Është e rëndësishme për shikimin në dritë të zbehtë, dhe mbron sipërfaqen e syrit. Gjithashtu zvogëlon rrezikun për të marrë sëmundje të caktuara të syve.
Mund të forcojë sistemin imunitar
Karrotat përmbajnë karrotenoide. Ato veprojnë si pararendës të vitaminës A, e cila mund të rrisë sistemin tuaj imunitar. Ai mbështet rritjen dhe shpërndarjen e qelizave T, të cilat janë qeliza të bardha të gjakut që mbrojnë trupin nga infeksioni. Vitamina C gjithashtu mund të mbështesë sistemin tuaj imunitar.
Mund të zvogëlojë rrezikun e prekjes nga kanceri
Karrotat përmbajnë lëndë ushqyese që kanë një efekt antioksidant, të cilat mund të ulin rrezikun e prekjes nga kanceri. Kjo do të thotë se ato neutralizojnë radikalet e lira, të cilat mund të dëmtojnë qelizat tuaja, dhe madje edhe të dëmtojnë ADN-në tuaj. Fibrat dietike në karrota gjithashtu mund të ndihmojnë në parandalimin e disa llojeve të kancerit.
Është e shëndetshme për lëkurën
Vitaminat C, E dhe K, të cilat janë të pranishme në lëngun e karrotës, mund të promovojnë shëndetin e lëkurës. Vitamina C, përveç se është një antioksidant, mund të bëjë që kremi i diellit të funksionojë në mënyrë më efektive. Për më tepër, ka një efekt anti-plakje, sepse ndihmon në prodhimin e kolagjenit, shërimin e lëkurës së dëmtuar dhe parandalimin e rrudhave.
Vitamina E gjithashtu mund të mbrojë lëkurën nga dielli dhe të trajtojë inflamacionin. Vitamina K luan një rol të rëndësishëm në shërimin e plagëve, kështu që mund të ndihmojë me plagët dhe strijat.