BallinaShow BizzLuizi zbulon në radio empatinë e tij: Po më dole nga zemra...

Luizi zbulon në radio empatinë e tij: Po më dole nga zemra…

spot_img
spot_img

BBV-Live nga Shtëpia në Top Albania Radio, sot i gjen më “të çliruar” apo relaksuar yjet e shtëpisë më të famshme e të vëzhguar të Shqipërisë, ndoshta dhe efekti i festës. Kiara Tito dhe Efi Dhedhes e të ftuarit e tyre Luiz Ejlli e Elvis Pupa e nisën me urimet më të mira për Pashkën Katolike, për të gjithë besimtarët. Me nota humori, Elvis Pupa tha se “ia hudhën po vazhduan kështu”, ndërsa Luizi ka fituar sfidën me veten ose më saktë anën që nuk ia njihte vetvetes deri tani, “rezistencën”.

Luiz: Energjia është shumë e mirë dhe jam i suprizuar me veten se nuk e kam menduar që mund të rezistoja kaq gjatë i mbyllur. Më është ngopur shpirti vetem nga ana e dashurise. Nga ana tjetër jam edhe pozitiv, jo me COVID. Teksa po vjen fundi i Big Brother Vip ndihem edhe i gëzuar, edhe i mërzitur, por ndjej se gjëra të mira do të më presin jashtë.

Vajzat janë si yje, ndërsa djemtë… nejse…

Elvis: U mësuam me njëri-tjetrin, por për familjarët më ka marrë malli

Efi-Luizit: Na listo tre karakteristika kryesore që ty të përfaqësojnë edhe jashtë shtëpisë e jo vetëm këtu brenda!

Luizi: Humori, se unë jam shkodran dhe ne humorin e kemi armë të fortë. Po ashtu, ngacmimet e lezetshme e që më vijnë natyrshëm për çdo situatë, se i kam të miat edhe jashtë. Por, kam edhe empatinë. Kur unë shoh një njeri të sulmuar nga një shumicë, nga ai moment mundohem t’i qëndroj pranë, ta mbështes për t’i dhënë forcë derisa ai të ndihet mire, se unë bëj për të tjerët edhe më shumë nga sa kanë bërë për mua. Por, te e fundit të gjithë tregojnë veten, ama po më dole nga zemra, nuk hyn më!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular