Shuma që do të shkojë për familjen e të ndjerit Pal Kola/Shitet skulptura e krijuar nga banorët e BBV2!

0
522

Deamishel në bashkëpunim me banorët e tjerë përgatitën një skulpturë për ta shitur në emisionin “Artkand”, në mënyrë që paratë të shkonin për familjen e Pal Kolës, të ndjerit që humbi jetën në orët e para të mëngjesit të 27 marsit në godinën e Top Channel, kur televizioni kombëtar u sulmua me breshëri plumbash. Vepra u ble me shumën 8 mijë e 200 euro nga biznesmeni Bujar Zhuri
Zoti Zhuri falenderoi të gjithë ekipin e banorëve për skulpturën e realizuar. Ai shprehu ngushëllimet për familjen e Pal Kolës dhe uroi të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen “Gëzuar Pashkën”.

Deamishel u përlot nga lajmi i mirë i shitjes së skulpturës.