BallinaKryesoreSot, 62-vjet pa Mbretin ZOG I, kreu i PLL Shpëtim Axhami: Ishte...

Sot, 62-vjet pa Mbretin ZOG I, kreu i PLL Shpëtim Axhami: Ishte 14-vjet kryetar shteti. Gjithë jetën në shërbim të kombit

Nga Shpëtim Axhami
Kryetar i Partise Levizja e Legalitetit

Sot, 62-vjet pa Mbretin ZOG I.
Ahmet Zogu 14-vjet kryetar shteti.
Gjithë jetën në shërbim të kombit.
Nga deputet, ministër, kryeministër, president dhe Mbret.
Burre shteti shumë dimensional, atdhetar e patriot që e udhëhoqi me moton “ATDHEU MBI TË GJITHA”
Shqiptarët kudo ku janë sot e kujtojmë dhe përulen me nder para kujtimit të Mbretit tonë Zog I.
Sot krenohemi për atë që Mbreti Zog bëri për vendin tonë, duke hedhur themelet e shtetit të parë modern shqiptar e duke bërë të mundur që fiset të bëhen shtet e shteti të bëhet komb.
Mbreti Zog I – bëri më shumë se çdo kryetar shteti.
Në “Urdhrin e Flamurit Kombetar “ akorduar nga kryetari i shtetit me rastin e 100 vjetorit te pavarësisë kombëtare thuhet:
“Figurë madhore dhe qendrore e historisë së Shqipërisë, që hodhi themelet e ndërtimit dhe funksionimit të shtetit modern shqiptar, me orientim të qartë perëndimor europian.
Ideator dhe realizues i administratës së parë të shtetit shqiptar, si dhe i një legjislacioni bashkëkohor të niveleve të larta, që do t’i hapte rrugë emancipimit shoqëror dhe zhvillimit të vendit. Personalitet që gjithë jetën e tij e lidhi me fatet e kombit, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”.
Shkurt veprimtaria që e lartësin figurën e Tij.
Në vitin 1912, Zogu udhëhoqi lëvizjen kryengritëse të krahinës së Matit ndaj xhonturqve dhe ndaj malazëve në zonën e Kakarriqit, duke fituar reputacion si lider ushtarak.
Në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë më 28 nëntor 1912, Zogu mori pjesë si përfaqësues i krahinës së Matit.
Në fillim të viteve 1913, Zogu ndali me armë një inkursion serb në krahinën e Dibrës dhe të Matit.
Në vitin vitin 1916 iu dha grada e Kolonelit në Kalorësinë Austriake.
Në shkurt-mars 1916, Ahmet Zogu u përpoq të organizojë Kongresin Kombëtar të Elbasanit.
Kur Kajzeri Franc Jozefi I i Austrisë vdiq në 21 nëntor 1916, Zogu mori pjesë në kurorëzimin e Perandorit të ri të Austrisë dhe Mbretit të Hungarisë, Karli I.
Në vitin 1920, Zogu organizoi dhe mbrojti Kongresin e Lushnjës, prej ku u zgjodh Ministër i Punëve të Brendshme.
Në 11 shkurt 1920, si Ministër i Brendshëm, Zogu shpalli Tiranën kryeqytet të përkohshëm të Shqipërisë në emrin e qeverisë.
Ai mbështeti “Kryengritjen e Vlorës”, më 4 qeshor 1920, duke dëbuar forcat italiane nga qyteti i Vlorës dhe duke i detyruar ato të tërhiqen në ishullin e Sazanit.
Nga 26 korriku deri më 21 gusht 1920, Zogu udhëhoqi forcat shqiptare në luftën e Koplikut.
Zogu ishte përfaqësuesi i vetëm që u zgjodh në dy krahina, duke përfaqësuar Kavajën dhe Durresin e duke mbajtur njëkohësisht dy të drejta vote në një mandat legjislativ.
Nga 2 dhjetori 1922 deri në 25 shkurt 1924, Zogu kishte njëkohësisht postin e kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm.
Pas Grushtit shtetit Qershor 1924, pasi mori mbështetjen e Britanisë së Madhe, Italisë, dhe Austrisë, Zogu u rikthye në Shqipëri.
Data 24 dhjetor vazhdon ende të nderohet nga zogistët si dita e “Triumfit të Legalitetit”.
Më 31 janar 1925 u zgjodh President i Republikës së parë shqiptare.
Më vonë, më 1 shtator 1928, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqipërinë Mbretëri të Trashëgueshme Kushtetuese Demokratike me NMT Zogu I- Mbret të Shqiptarëve.
Më 1939 fillimi i LDB e detyroj, si të gjithë mbretërit e tjerë, të largohej nga Shqipëria por jo nga të qenurit aktiv me të gjitha format e mënyrat në funksion të interesit kombëtar shqiptar.
Gjithmonë ngriti shqetësimin tek kancelarit ndërkomtare për fatet e Shqipërisë nën diktaturën komuniste dhe fatin e Kosovës pa harruar asnjëherë Çamërinë.
U investua për rrëzimin e regjimit komuniste vendosur pas 1944 në Shqipëri.
Historia sot po flet se kush ishte vërtetë Ahmet Zogu dhe çfarë Ai bëri për kombin e vet.
Mbreti Zog ndërroi jetë në spitalin “Foch” në Syren, Paris, më 9 prill 1961, në moshën 65-vjeçare. Ai u përcoll në varrezat “Thiais” në Paris.
Më 15 nëntor 2012, në praninë e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare, eshtrat e Mbretit Zog u morën nga Franca për t’u riatdhesuar në Shqipëri.
Në këtë ceremoni solemne, Presidenti i Francës, François Hollande, vuri në dispozicion rojën e nderit, legjionarët francezë në nderim të Mbretit të Shqiptarëve.
Më 17 nëntor 2012, shteti shqiptar zhvilloi një ceremoni zyrtare për rivarrimin e eshtrave të NMT Zog I Mbret i Shqiptarëve, në mauzoleun e sapondërtuar të Familjes Mbretërore në Tiranë.
Kjo u bë në kuadër të përkujtimit të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Në ceremoni ishin të pranishëm Presidenti i Shqipërisë, Presidenti i Kosovës, së bashku me ministrat e qeverisë si edhe personalitete të huaja dhe liderë nga të gjitha trevat shqiptare.
Pas 73 vitesh, Mbretit Zog iu përmbush amaneti për t’u rikthyer në atdhe.
I paharruar kujtimi i NMT Zog I Mbret i Shqiptarëve🇦🇱
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular