BallinaSportVIDEO/ Supergol dhe festë si Haland, sulmuesi i Kombëtares dhuron spektakël në...

VIDEO/ Supergol dhe festë si Haland, sulmuesi i Kombëtares dhuron spektakël në SHBA

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Xhakomo Vrioni, është bërë protagonist me një supergol në fitoren që New England Revolution arriti përballë CF Montreal. 24-vjeçari u fut në lojë në minutën e 62’ dhe në minutën e 86’ dhuroi spektakël në fushë. Ai mori një top në mesfushë të hedhur nga portieri, duke bërë një kontroll fantastik dhe më pas avancoi drejt zonës kundërshtare, por pa hyrë në të, goditi topin dhe e çoi në fundin e rrjetës, duke i çuar shifrat në 4-0. Më pas ai zgjodhi të festonte si sulmuesi i Mançester Sitit, Erling Haland, duke u ulur në fushë dhe duke bërë “joga”. Ky ishte goli i parë për Vrionin këtë sezon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular