Kandidati për bashkinë e Tiranë për zgjedhjet loakle të 14 majit i Partisë Demokratike të drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, Roland Bejko, ka reaguar në lidhje me sulmet ndaj tij dhe kandidatëve të kësaj partie, se po përdoren për interesa të kryeministrit Edi Rama për të përçarë demokratët.
“Atëherë, në rast se unë do isha levë e Edi Ramës dhe e Erjon Veliajt, duhet një argument për këtë. Argumentin e kemi ne, që themi se Sali Berisha është levë e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, sepse në këtë studio dhe me radhë, në të gjithë mjedis publik, mediatik edhe politik shqiptar, po të doni, nga ana e Partisë Demokratike, nga ana e drejtuesve të saj, i është shtrirë dora e bashkëpunimit z. Berisha, dhe vetë Foltores, që në këto zgjedhje të dalim, të bashkëpunojmë në nivel lokal.
Dhe jo vetëm kaq, po është kërkuar disa herë kjo gjë dhe disa herë është refuzuar nga z. Berisha. Ai që do të fitojë, unë kam qenë vetë kryetar lokal, do të duhet të bashkojë të gjitha zërat opozitarë, madje edhe më shumë, kërkon elektoratin gri.
Në momentin kur ti i refuzon këta, i refuzon këta faktorë, i injoron, i thua që janë të parëndësishëm, që nuk më prishin punë, etj., “Unë fitoj vetë” – siç thotë vetë z. Berisha, atëherë duhet të marrësh përgjegjësi dhe për rezultatin që do të nxjerrësh. Domethënë, ne nuk prishim asnjë punë, jemi në punën tonë të ngremë Partinë Demokratike, të jemi pranë qytetarëve, të shpalosim alternativën tonë të djathtë dhe ta ruajmë skenën politike dhe pluralizmin polik në Shqipëri. Sepse tek e fundit ju e patë që Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së tij kishte firmosur për Partinë Komuniste. Pra e kuptoni se ku po e çojnë Partinë Demokratike këta?!”, tha Roland Bejko.
I ftuar në “Top News”, Bejko foli edhe në lidhje me projektin e tij politik për ringritjen e së djathtës.
Ai tha se me kushtet që u krijuan, grupimi zyrtar i Partisë Demokratike nuk i ka asnjë faj dhe nuk i ndihet borxhli pjesë tjetër të kryesuar nga Berisha.
“Këta u thonë demokratëve, shkoni, votoni, por mos votoni njerëzit tuaj, që keni ndarë të njëjta ide dhe të njëjtat beteja gjatë këtyre viteve por shkoni votoni për LSI, dhe bëjeni LSI parti, çfarë quhet, Partia e Lirisë. Bëjeni parti, partinë e Ilir Metës, dhe Ilir Meta, me votat e demokratëve do nxjerrë një grup të mirë, nga listat e këshillave të bashkive dhe këtë grup të mirë do ta quajë asetin e vet personal dhe politik, sepse dhe me të drejtë, janë dhe brenda logos së tij, dhe më këtë do të bëj pazarin e radhës politik me atë që do jetë nesër në pushtet, me Edi Ramën, apo me këto qoftë tjetër, sepse dihet që LSI nuk rri dot si parti fryme dhe si parti idealesh. LSI është parti pragmatiste që rritet si parti sa herë që është në pushtet, sepse ashtu e kanë ndërtuar ata formacionin e tyre. Dhe Berisha nuk bëri asgjë tjetër veçse refuzoi bashkëpunimin me ne, s’po themi bashkimin, sepse dhe ne se duam bashkimin, por refuzoi bashkëpunimin në nivel lokal në këto zgjedhje dhe siç thotë Evi Kokalari, e mori atë pjesë të Partisë Demokratike dhe degdisi tek LSI.
Kështu që në këto kushte, nuk i kemi asnjë faj, nuk kemi asnjë borxh askujt. Jemi në të drejtën tonë ta ruajmë Partinë Demokratike, dhe ta ruajmë të djathtën shqiptare sepse do të ishte skandal i madh në 32 vite kur për herë të parë, pas 32 viteve, Partia Demokratike, parti historike e pluralizimit shqiptar, parti e simbolit politik shqiptar dhe i vokacionit pro-perëndimor, antikomunist, do të ishte e zeruar, nuk do të ishte pjesëmarrëse në këto zgjedhje, pra, do të dilnin vetëm flamuj të partive të majta në këto zgjedhje dhe kjo do të, ku do të ishim, kthim mbrapa në vitet 90, tek Ramiz Alia, që donte të kandidonte Partinë e Punës me organizatat satelite të Partisë së Punës, siç ishte Fronti Demokratik, Bashkimi i Rinisë dhe të tjera.
Ne kemi shpëtuar nderin e pluralizmit, fytyrën e demokracisë shqiptare dhe jemi duke ndihmuar në rritjen e demokracisë shqiptare më shumë se sa dhe vetë të PD, natyrisht me një vokacion absolutisht, dhe një orientim të qartë pro-perëndimor”, u shpreh Bejko.