Nga Agron Duka kreu i PAA
e devijon votën rritja e pagave dhe pensioneve në prag të zgjedhjeve?
e devijon votën rritja e pagave dhe pensioneve në prag të zgjedhjeve?
Rritja e pagave është bërë sot një debat politik, për shkak se vendimi i kryeministrit erdhi vetëm pak javë para zgjedhjeve.
Unë personalisht mendoj se rritja e pagave është gjithmonë e mirëpritur, sepse në fund të fundit është në interes të qytetarëve dhe për këtë arsye do të doja të isha në krah të kryeministrit Rama.
Por një pyetje vjen natyrshëm: Përse nuk u bë më herët kjo gjë, apo përse nuk u prit edhe 3-4 javë dhe të rriteshin pagat?
Megjithëse është një gjë pozitive, rritja e pagave, pensioneve apo dhënia e bonuseve për kategori të caktuara të shoqërisë, në prag të zgjedhjeve është padyshim veprim i pastër elektoral. Kur njerëzve u jepen para para zgjedhjeve, ato ndikojnë në devijimin apo orientimin e votës dhe KQZ duhet ta trajtojë pikërisht kështu këtë çështje.
Nëse një kandidat i opozitës ua jep nga xhepi këto para qytetarëve, kjo quhet blerje vote. Ndërsa kur partia që ka pushtetin, ia jep nga buxheti i shtetit, quhet rritje page.