Nga Bujar Leskaj
Elbasani dhe Durrësi dhanë leksione të vyera për secilin nga ne !
Elbasani dhe Durrësi dhanë leksione të vyera për secilin nga ne !
Takimet në Elbasan dhe Durrës, ku u prezantuan kandidatët respektivë për kryetar bashkie, z.Luçiano Boçi dhe z.Igli Cara,kategorizohen në takimet e njëniveli të jashtëzakonshëm organizimi, përkushtimi dhe këmbëngulje për punë, duke dhënë mesazhin e mirë qytetar se vetëm puna, angazhimi, këmbëngulja dhe bashkimi janë elementët më të mirë, mbi të cilët duhet të ndërtohet një fushatë elektorale.
Këto takime, ku mori pjesë dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lideri Historik Doktor Sali Berisha, na dhanë një leksion të vyer demokracie, të cilat nxorën në pah efektin që BASHKIMI ka në organizimet dhe mbarëvajtjen e një fushate.
Këto takime duhet të kthehen shembull dhe frymëzim për secilin prej nesh, për secilën degë partie,per secilin kandidat e staf elektoral te koalicionit BASHKE FITOJME në të gjithë Shqipërinë, duke u bërë busulla më e mirë, mjeti më i nevojshëm, mesazhi më i shkëlqyer sot.
Ky shembull I jashtëzakonshëm qytetar, ky shembull pune, bashkepunimi duhet të aplikohet nga çdo degë, për secilin kandidat të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, sepse secili prej tyre, ka dalë nga vota e lirë e dhjetëra mijërave demokratëve anembanë Shqipërisë, nëpërmjet Primareve.
Aplikimi i takimeve/mitingjeve të tilla, të cilat të frymëzojnë thjesht t’i shohësh, na bëjnë të gjithëve krenarë, dhe si të tilla ato duhet të kthehen në fond vlerash për organizimet në çdo bashki, duke nisur qysh nga kandidatët e secilës bashki në të gjithë qarkun e Vlorës, me z.Hysni Sharra në Vlorë, z.Leonard Rakipaj në Selenicë, z.Ardit Cikuli në Sarandë, z.Ilir Mehmeti në Delvinë dhe z.Fatmir Shero në Konispol, sepse kandidatët tanë, kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” meritojnë të jenë triumfatorë e fitimtarë në 14 maj, sepse secili prej tyre mbart një ndërthurje vlerash qytetare, intelektuale e personale dhe cdo dite e me qarte po shpalosin alternativat / programin e tyre .
Jam besimplot se nëse këto takime, të këtyre përmasave organizative aplikohen masivisht në të gjithë Shqipërinë, ato e ngrenë kurbën e fushatës dhe e intensifikojnë atë, duke e konsoliduar fushatën dhe besimin qytetar çdo ditë e më shumë ne kandidatet dhe koalicionin BASHKE FITOJME !