BallinaAktualitetHoroskopi 10 Prill, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi 10 Prill, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

spot_img
spot_img

Dashi 21 Mars – 20 Prill

Një nisje e ngadaltë për një udhëtim kënaqësie. Duhet të jeni të qetë dhe gjithçka do të kryhet, por do të duhet kohë, edhe pse nga natyra jeni shumë impulsivë. Përshëndetni udhëheqësin tuaj Marsin, i cili sot del nga shenja juaj. Sot do të mbikëqyrni veprimtarinë tuaj financiare.

Demi 21 Prill – 20 Maj

Është një ditë e rëndësishme për ju, me Marsin që hyn në shenjën tuaj, duke ju garantuar kështu një periudhë energjie të jashtëzakonshme, gjallërie dhe vendosmërie. Qoftë në sporte, si edhe në të gjitha aktivitetet që kërkojnë guxim dhe forcë fizike.

Binjakët 21 Maj – 21 Qershor

Hëna mike kujdeset për jetën shoqërore, dhe në marrëdhënie të mirë me Uranin, garanton kështu miqësi të mira dhe së bashku me Saturnin, stabilizimin të marrëdhënieve. Në karrierë keni shumë ambicie, ëndërroni ndërmarrje të madha, por projektet tuaja ende nuk janë të përsosura.

Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik

Për dashuri ende nuk bëhet fjalë, parapëlqeni të mbeteni te miqësia, edhe pse nën sipërfaqe vloni nga pasioni. Tani për tani do të shijoni një ditë të mirë në nivel profesional, duke përfshirë ndërmarrje fitimprurëse dhe takime të frytshme.

Luani 23 Korrik – 23 Gusht

Mike e Jupiterit, Hëna do të mbizotërojë në shenjën tuaj, duke formuar një marrëdhënie të mirë me Saturnin dhe Uranin. Do të keni një përzierje të bukur të fatit, dinamizmit ritmik dhe urtësisë. Ndërkaq, Marsi do t’ju krijojë disa ndërlikime.

Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator

Sot më të mirën jua ofron Marsi: kjo është shtytja e duhur për të marrë përsëri rrugën e duhur, duke lënë pas çdo hezitim. Do të hapet një fazë e re, ku do të jeni të gjallëruar nga ideale të reja dhe të inkurajuar nga njerëz që mendojnë si ju.

Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor

Është një ditë pozitive për të përmbyllur marrëveshje fitimprurëse, por ndërkaq jo të të gjitha llojeve. Specialiteti juaj janë ato lloj marrëveshjesh të shpejta dhe që nuk kërkojnë shumë angazhim. Një frymëmarrje çliruese në çift: sot do të shpëtoni nga Marsi i ashpër dhe nganjëherë i pakontrollueshëm.

Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor

Çfarë dite! Tashmë Hëna ju bën të dëshironi të pamundurën, dhe për më tepër Marsin e keni kundër, duke shtuar një dozë të jashtëzakonshme xhelozie. Këshillat e urta të miqve, edhe nëse në fillim nuk do t’ju bindin, koha do të tregojë se do të jenë të drejta.

Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor

Hëna mike formon një marrëdhënie të shkëlqyer me Uranin, si dhe me Saturnin, që prej kohësh ndodhet në shenjën tuaj. Profesionalizmi juaj është i përsosur: do të tregoni seriozitet dhe përkushtim, dy elementë të domosdoshëm, si dhe mendjemprehtësi.

Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar

Marsi më në fund pozicionohet përballë shenjës suaj: do të përjetoni një zjarr pasionant, pas një fazë shumë kritike të krijuar nga disa tensione në familje. Keni shumë punë për të bërë, si në shtëpi, ashtu edhe në zyrë, dhe që praktikisht nuk mbarojnë kurrë. Bëni më shumë veprimtari fizike.

Ujori 21 Janar – 19 Shkurt

Do të jeni largpamës dhe të matur në sipërmarrjet tuaja, dhe do të keni zgjidhjet e duhura në kohën e duhur. Kështu nuk lejoni që t’ju shpëtojnë mundësitë e mira. Mundësitë janë të vogla për të bërë paqe me familjen, për faj të Marsit. Nëse filloni një debat, kush do të arrijë t’ju ndalë pastaj?

Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars

Do të jetë një ditë e mirë për ju kjo e premte. Nëse jeni duke ndërmarrë një projekt të rëndësishëm në punë, jepni maksimumin, por pa kompromentuar parimet tuaja. Pozicioni i Saturnit bën që të mos ngatërroheni dhe të bëni gabime në veprimtarinë tuaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular