BallinaAktualitetTABELA/Parashikimi i motit, sinoptikanët 5 ditët e ardshme: Priten reshje shiu...

TABELA/Parashikimi i motit, sinoptikanët 5 ditët e ardshme: Priten reshje shiu dhe stuhi, ja kur përmirësohen temperaturat në vend

spot_img
spot_img

Nga dita e sotme moti parashikohet kryesisht i qëndrueshme gjatë javës, pas reshjeve të shiut dhe temperaturat e ulëta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak nga dita e martë në vendin tonë do të mbizotërojnë masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata. Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite. Gjithashtu pritet edhe rritje graduale e temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës. Megjithatë, duke filluar nga dita e premte mbi vendin tonë rikthehen kushtet e paqëndrueshme atmosferike, ku do të ketë vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.

Duke filluar pas orëve të mesditës të ditës së premte moti do të mbetet përsëri i vranët dhe do të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave në vlerat e mesditës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular