BallinaAktualitet“Vora dhe Kavaja janë bashki pa frymëmarrje”, Agron Haxhimali: Janë të zhytura...

“Vora dhe Kavaja janë bashki pa frymëmarrje”, Agron Haxhimali: Janë të zhytura në borxh dhe qëndrojnë kot si ngrehina

spot_img
spot_img

Ekspert i cështjeve vendore, Agron Haxhimali, është shprehur se borxhi në bashkitë e vendit është një groblem shumë i madh dhe është kthyer në gangrenë për qytetet.

Komentet Haxhimali i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku tha se 2 bashkitë më problematike përsa i përket borxheve, janë Vora dhe Kavaja.

Ai tha se nga 100 lekë që ato supozohet se kanë për shpenzime vjetore, 85 lekë i kanë borxh.

Sipas tij, këto dy bashki janë pa frymëmarrje dhe qëndrojnë kot si ngrehina, pasi praktikisht sipas tij janë jofunksionale.

“Borxhi që kanë bashkitë shumë shpejt do të nxjerrë raportin për vitin 2022 të pushtetit vendor. Por deri më tani janë 6.5-6.8 miliardë lekë në të gjitha bashkitë, ku pjesën më të madhe rreth 23 % e zë Tirana. Nëse për Tiranën borxhi nuk përbën shumë problem, pasi ka potencial ekonomik shlyerjeje, problemi është te bashkitë e vogla dhe të mesme. Problem kryesor janë Vora dhe Kavaja.

Ato janë pa frymëmarrje. Nga 100 lekë që kanë për shpenzime vjetore, 85 i kanë borxh. Ato rrinë si ngrehinë kot. Borxhi është një gangrenë që po vijon të justifikohet se është trashëguar. Ka një gjë tjetër, që përveç borxhit të trashëguar është edhe blerja e mallrave dhe shërbimeve, por e ke prokuruar dhe nuk i ke dhënë lekët. Pjesa tjetër janë largime nga puna dhe vendime të gjykatave.

Ky është një borxh i ri që e morëm për këto bashki. Është çështje menaxhimi. Ka qenë fajtore edhe qeveria qëndrore, e cila nuk duhet të marrë në mbrojtje bashkitë. Çështja e transparencës në Shqipëri është një fjalë që nuk përbën ndonjë lajm të madh. Për sa kohë kemi këtë situatë tregon se nuk kemi pasur transparencë. Kur nuk ke gjendje ai nuk e vendos vulën.

Mund të ketë qenë e qëllimshme për mirë, hajde ta bëjmë rrugën, por shiko se çfarë problemi krijon sot. Duhet një raport i detajuar, që të kuptojë qytetari ku kanë shkuar këto para. Në përgjithësi, është e vështirë të gjesh raportin se çfarë ka ndodhur gjatë një viti në bashkinë X”, u shpreh eksperti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular