BallinaKronikeArmët e kapura në portin e Durrësit, hetimet zhvendosen në Tiranë! I...

Armët e kapura në portin e Durrësit, hetimet zhvendosen në Tiranë! I zoti i firmës së transportit gjendet në Angli

spot_img
spot_img

Për të zbuluar nisësin dhe pritësin e armëve që u kapën në portin e Durrësit, Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar një kontroll në zyrat e kompanisë që bën dërgimin e mallrave drejt Anglisë.

Policia dhe një grup i posaçëm hetimor është zhvendosur në rrugën “Selaudin Zora” në afërsi të Alliasit në Tiranë për të kryer kontrollet e nevojshme dhe për të siguruar pamjet filmike të personave që kanë sjellë pakot, të cilat më pas janë ngarkuar në automjetin furgon, një “Mercedes Benz” që drejtohej nga djali nga Kukësi, Jetmir Koloshi.

HETIMET

SPAK ka nisur hetimin për kompaninë “Sihana Transport” pas gjetjes së 8 pistoletave në portin e Durrësit. Tashmë janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave për të zbuluar personin që i futi në kutinë postare, ndërsa letërporosi është nisur edhe drejt Londrës, ku rezulton se është regjistruar subjekti. Kapja e 8 pistoletave në portin e Durrësit që kishin si destinacion final Anglinë, ka sjellë hetime për pronarin e agjencisë së transportit, “Sihana Transport”.

Kompania vepron në Shqipëri pranë një spitali privat në Tiranë. Ndërsa rezulton se prej shkurtit 2021 të jetë regjistruar si biznes dhe zonën e Lutonit në Londër, ku pronar i së cilës është Guxim Sefolli. Ky i fundit aktualisht ndodhet në Angli, ndërsa emri i tij në maj 2021, u lakua nga Policia pasi në Portin e Durrësit u bllokua një shumë prej 124 mijë paund që transportohej nga Anglia në drejtim të Shqipërisë. Në atë periudhë e gjithë sasia e paundëve ka qenë e futur në disa pako dhe çanta të vogla. Ndërsa gati dy vite më pas serish në portin e Durrësit, në furgonin në pronësi të hasianit Guxim Sefolli, janë kapur 8 pistoleta dhe municione të kalibrave të ndryshëm, që kishin si destinancion Anglinë. SPAK dhe Policia e Shtetit tashmë kanë nisur hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast. Ndërsa i vetmi i arrestuar për akuzën e “Trafikut të armëve të zjarrit” është drejtuesi i furgonit, shtetasi Jetmir Koloshi, 35 vjeç.

POLICIA

“Në vazhdën e goditjeve të njëpasnjëshme nga strukturat e Policisë së Shtetit, të rasteve të tentativave për trafikim të lëndëve narkotike, të futjes kontrabandë të naftës e mallrave të tjera, për të cilat paguhet akcizë, të rasteve të futjes në mënyrë të kundërligjshme të shumave të parave të përfituara nga veprimtaria kriminale, si dhe të atyre të tentativës për trafikim të armëve të zjarrit, pasditen e djeshme, strukturat e Policisë së Shtetit, bazuar në inteligjencën informative, se në një furgon që transportonte mallra drejt Anglisë mund të ishin futur armë zjarri, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm, në bashkëpunim me autoritetet doganore.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, duke përdorur edhe teknikat bashkëkohore për gjetjen e armëve të zjarrit dhe municionit, u bë e mundur që brenda një tavoline të gjendeshin 8 armë zjarri (pistoleta), krehra me municion luftarak dhe aksesorë të ndryshëm armësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare dhe një shumë parash. Në vijim të veprimeve, drejtuesi i furgonit që transportonte mallrat, shtetasi J. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. Strukturat hetimore të DVP Durrës dhe ato të Departamentit të Policisë Kriminale, në bashkëpunim me SPAK-un, po vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikimit të armëve të zjarrit drejt Anglisë, si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, njofton Policia. Panorama

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular