BallinaKronikeEMRAT/ Zhduken dy persona me precedentë të rëndë penal, prej ditësh kishin...

EMRAT/ Zhduken dy persona me precedentë të rëndë penal, prej ditësh kishin humbur ‘gjurmët’ me familjarët. Policia nis kontrollet në terren, ja pse ishin dënuar

spot_img
spot_img

Dy persona me precedentë të rëndë penale janë zhdukur në Sarandë, ku burime për Panorama bëjnë me dije se prej ditësh Leonard Thodhori, 46 vjeç dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, kanë humbur gjurmët me familjarët.

Mësohet se policia ka nisur kërkimet dhe prej orësh po kryen këqyrje kamerash sigurie dhe kontrolle në kërkim për t’u vendosur në gjurmë të dy personave.

Kush janë dy të zhdukurit:

Leonard Thodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole” rezulton i dënuar disa herë dhe ka qenë i dyshuar si pjesmarrës në masakrën e Qafë Gjashtës në vitin 1997, ku mbeti i vrarë oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent në automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas për “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lendeve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lendësh narkotike.

Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç rezulton i dënuar me parë për “armembajtje pa leje” dhe “plagosja e lehte me dashje”. I arrestuar në prill 2022 në Lushnje, pasi në mjetin e tij “BMW” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati per shitje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular